LAJMI I FUNDIT:

Mikrofoni mbeti i ndezur, Komisioneri hungarez i BE-së Varhelyi i quajti anëtarët e Parlamentit Evropian “idiotë”

Mikrofoni mbeti i ndezur, Komisioneri hungarez i BE-së Varhelyi i quajti anëtarët e Parlamentit Evropian “idiotë”

Olivér Várhelyi, Komisioneri i BE-së, përgjegjës për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, shkaktoi të martën diçka që po vlerësohet si një skandal në Parlamentin Evropian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas njërës prej përgjigjeve të tij drejtuar një eurodeputeti kroat, mikrofoni i tij aksidentalisht mbeti i ndezur.


Dhe si pasojë, të gjithë mund të dëgjonin se si ai i “qortoi” eurodeputetët në hungarisht.

Siç bëhet e ditur, Komisioneri i BE-së iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Evropian në lidhje me zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Várhelyi iu përgjigj një pyetjeje të eurodeputetit kroat Tomislav Sokol dhe pasi u ul në vendin e tij, harroi mikrofonin të ndezur dhe tha: “Sa idiotë të tjerë ka?”, me sa duket duke iu referuar eurodeputetëve të tjerë.

Kështu, ai ka nxitur reagime deri në kërkesën se ai të japë dorëheqjen menjëherë, duke bërë thirrje që Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Evropian ta shkarkojë atë.

Parlamenti Evropian votoi një vlerësim më 18 janar për punën e KE, duke thënë se Várhelyi përpiqet të anashkalojë rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike.

Pas kësaj, më 19 janar, Parlamenti Evropian bëri thirrje për një hetim nëse komisioneri i zgjerimit i bllokut Olivér Várhelyi ka shkelur kodin e sjelljes së ekzekutivit të BE-së.

Në amendamentin, i shtyrë kryesisht nga socialistët, ligjvënësit e BE-së akuzuan Várhelyi-n për “shmangie dhe dobësim të qëllimshëm të qendrës së reformave demokratike dhe shtetit të së drejtës në vendet në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Ligjvënësit e BE-së thanë gjithashtu se ishin të shqetësuar për qëndrimin e Varhelyi ndaj liderit serb të Bosnjës me mendje separatiste, Milorad Dodik, i cili akuzohet se ka nxitur ndjenjat nacionaliste dhe kërkon të bashkojë mini-shtetin e tij serb të Bosnjës me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori