LAJMI I FUNDIT:

Mikrofinancat në Kosovë me kamata 23.9% për kredi

Mikrofinancat në Kosovë me kamata 23.9% për kredi

Në Kosovës sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), funksionojnë 21 institucione mikrofinanciare (IMF), prej të cilave 14 janë në pronësi të huaj dhe kanë të punësuar 1,137 persona.

Për sa i përket normës së interesit në kredi, këto institucione gjatë muajit korrik kanë lëshuar kredi me 23.9 për qind.


“Vlera e aseteve 230.2 milionë euro, kreditë 169.8 milionë euro, prej të cilave 110.9 milionë euro janë kredi për ekonomi familjare dhe 58.9 milionë euro janë për ndërmarrje”, thuhet në raportin “Informata mujore e Sistemit Financiar”, publikuar nga BQK, shkruan Telegrafi.

“Norma e interesit në kredi nga mesatarja e peshuar për kreditë e reja është 23.9 për qind. Rritja vjetore e kredive është 29.2 për qind, për ekonomitë familjare 29.9 për qind dhe për ndërmarrje 27.9 për qind. Të hyrat e institucioneve mikrofinanciare gjatë muajit korrik ishin 23.4 milionë euro, ndërsa shpenzimet ishin 17.2 milionë euro me një profit neto prej 6.1 për qind”, vijon raporti. /Telegrafi/