LAJMI I FUNDIT:

Mike Tyson tregohen ende i papërmbajtshëm, 56-vjeçari befason të gjithë me goditjet e forta në sparring me trajnerin e tij

Mike Tyson tregohen ende i papërmbajtshëm, 56-vjeçari befason të gjithë me goditjet e forta në sparring me trajnerin e tij

Një video është shfaqur në rrjetet sociale kur shihet Mike Tyson duke bërë goditje të forta ndërsa po bënte një ndeshje treningu me trajnerin e tij Rafael Cordeiro.

Tyson është një legjendë e vërtetë e sportit, pasi u bë kampioni i padiskutueshëm gjatë karrierës së tij prej ylli. Ai doli në pension në vitin 2005, por u rikthye për një luftë revyale kundër Roy Jones Jr në vitin 2020.


Tani në moshën 56-vjeçare, duket se Tyson është ende po aq i fuqishëm sa ishte gjatë karrierës së tij.

Mike Tyson dhe Roy Jones rikthehen në ring, përfundon me spektakël meçi mes dy legjendave
Lexo po ashtu Mike Tyson dhe Roy Jones rikthehen në ring, përfundon me spektakël meçi mes dy legjendave

Legjenda e boksit ka qenë duke u stërvitur në Kaliforni me trajnerin Cordeiro në palestrën Kings MMA tash e disa ditë dhe Cordeiro ngarkoi një video të seancës së sparringut.

“Sparring i lehtë me tigrin”, shkruan ë mbishkrimin e videos së ngarkuar në Instagram.

Cordeiro ishte i mbështjellë me një jastëk të madh në trup, ndërsa Tyson hodhi goditje të forta me të majtën përpara se të vazhdonte me një grusht të fuqishëm me dorën e djathtë.

Një buzëqeshje u shfaq në fytyrën e Cordeiros, ndërsa ai ndjeu qartë fuqinë që Tyson e posedon ende.

Tyson ishte i famshëm për agresionin dhe fuqinë e tij të njohur gjatë karrierës së tij të gjatë, e cila e pa atë të pushtonte divizionin e peshave të rënda.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ai arriti të regjistrojë fitore masive me nokaut mbi boksier të njohur si Frank Bruno, Michael Spinks dhe Larry Holmes.

Mike Tyson hap zemrën: Tre vitet më të mira të jetës sime i kam kaluar në burg
Lexo po ashtu Mike Tyson hap zemrën: Tre vitet më të mira të jetës sime i kam kaluar në burg

Pavarësisht pensionimit 17 vite më parë, Tyson mbetet aktiv për të mbajtur veten në formë të mirë. Së fundmi, u raportua se boksieri i pensionuar ka marrë suplemente për të ruajtur gjendjen e tij fizike në përgatitje për një rikthim mahnitës në ring.

Në nëntor 2021, Tyson njoftoi planet e tij për të luftuar në shkurt 2022, por lufta nuk u realizua. Nëse një luftë do të vazhdojë në të ardhmen, kundërshtari më i mundshëm për Tyson do të jetë YouTube-ri sensacional amerikan, Logan Paul, i cili ka nisur karrierën e tij profesionale në boks. Paul ka deklaruar më parë synimet e tij për të luftuar me Tyson dhe lufta mund të bëjë që dyshja të gjenerojë të ardhura prej 300 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori