Afro 3 mijë ushtarë shtesë amerikanë janë vendosur në Afganistan, sipas strategjisë së rishqyrtuar të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për këtë vend, që është përfshirë në luftë, tha mbrëmë Pentagoni.
Më parë, Pentagoni pat njoftuar se numri i forcave amerikane në Afganistan është afro 11 mijë, por Trump në muajin gusht e autorizoi rritjen e kërkuar nga gjenerali, John Nicholson, komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Afganistan dhe shef i misionit të NATO-s në këtë vend, qëllimi i të cilit është trajnimi, këshillimi dhe ndihma për forcat qeveritare afgane.
“Ne posa e kemi kompletuar dërgimin e forcave në Afganistan”, u tha gazetarëve në Pentagon, drejtori i Shtatmadhorisë së bashkuar amerikane, Kenneth McKenzie.
Ai theksoi se i duhen afro 16 mijë ushtarë në gjithë Afganistanin, ndërsa NATO-ja ka shprehur përkushtim për të ndihmuar.
“Numri i ri për Afganistanin është afërsisht 14 mijë”, tha McKenzie.
Trupat shtesë janë të nevojshme për të ndihmuar dhe këshilluar forcat e sigurisë afgane, të cilat ballafaqohen me kryengritjen e ripërtërirë të militantëve talibanë. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit