LAJMI I FUNDIT:

Mijëra persona largohen nga shtëpitë e tyre në Filipine, derisa vullkani hedh shumë pluhur në ajër

Mijëra persona largohen nga shtëpitë e tyre në Filipine, derisa vullkani hedh shumë pluhur në ajër

Një vullkan afër kryeqytetit Filipine që tërheq shumë turistë për shkak të pamjes së tij piktoreske, ka detyruar shumë banorë që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shpërthimit të tij duke hedhur shumë pluhur në ajër dhe duke bërë që shumë fluturime të pezullohen.

Instituti Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë së Filipineve tha që Taal Volcano në provincën Batangas në jug të Manila shpërtheu duke hedhur hirin deri në një kilometër në qiell, transmeton Telegrafi.


Nuk ka raporte të menjëhershme të lëndimeve ose dëme të shkaktuara, por autoritetet u përpoqën të evakuojnë më shumë se 6.000 fshatarë nga një ishull në mes të një liqeni, ku ndodhet vullkani, thanë zyrtarët.

“Ne u kemi kërkuar njerëzve në zonat me rrezik të lartë, përfshirë ishullin e vullkanit, të evakuohen  përpara një shpërthimi të rrezikshëm të mundshëm”, tha Renato Solidum, i cili drejton institutin.

Renelyn Bautista, një amvise 38-vjeçare nga qyteti Laurel i provincës Batangas, tha që ajo menjëherë u largua nga shtëpia e saj me dy fëmijët e saj, përfshirë një fëmijë katër muajsh, pasi Taal shpërtheu dhe toka u trondit dy herë.

Dhjetra fluturime ndërkombëtare dhe vendase u vunë në pritje për të paktën katër orë të dielën në mbrëmje në aeroportin ndërkombëtar të Manila ‘për shkak të hirit vullkanik në afërsi të aeroportit’ dhe rrugëve të afërta ajrore, tha autoriteti i Aviacionit Civil i Filipineve.

Taal shtrihet më shumë se 60 kilometra në jug të Manilas.

Instituti i kujtoi publikut se ishulli i vogël ku shtrihet vullkani është një ‘zonë e rrezikshme e përhershme’, megjithëse fshatrat e peshkimit ekzistojnë atje për vite me radhë.

Zyrtarët pezulluan mësimet të hënën në Batangas, ku u raportuan ndërprerje të energjisë.

Një nga vullkanet më të vegjël në botë, Taal është në mesin e dhjetëra vullkaneve aktive në Filipine, i cili shtrihet përgjatë të ashtuquajturës ‘Unaza e Zjarrit të Paqësorit’, një rajon sizmikisht aktiv që është i prirur për tërmete dhe shpërthime vullkanike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori