LAJMI I FUNDIT:

Mijëra katalunas protestuan për pavarësi, dogjën një lodër me imazh të mbretit Filip të Spanjës

Mijëra katalunas protestuan për pavarësi, dogjën një lodër me imazh të mbretit Filip të Spanjës

Mijëra katalanas u mblodhën me maska në fytyrë në disa dhjetëra protesta të vogla duke kërkuar sërish pavarësi për krahinën spanjolle të Katalonisë, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore për t’iu shmangur tubimeve gjatë pandemisë së coronavirusit.

Në të gjitha këto tubime, masat e distancës fizike respektoheshin dhe atmosfera ishte e qetë, raporton reuters.


Përveç një, e cila u zhvillua në qendër të Barcelonës, ku u mblodhën disa qindra separatistë. Disa prej tyre mbanin pishtarë për të ndezur një kukull me fytyrën e mbretit Filip dhe kuti me logot e korporatave spanjolle dhe institucioneve publike, transmeton Telegrafi.

Katalonia mbrëmë ka shënuar La Diadan, gjegjësisht përvjetorin e rënies së Barcelonës nën sundimin spanjoll në vitin 1711. Në vitet e fundit, protestat separatiste janë mbajtur në këtë ditë.

Sipas organizatorit kryesor të Assamblee Nacional Catalana, protestat u mbajtën në të gjithë provincën, ku morën pjesë gati 60 mijë njerëz.

Më shumë se 560 mijë raste të infektimit me coronavirus janë raportuar deri më tani në Spanjë, më shumë se çdo vend tjetër i Evropës Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori