LAJMI I FUNDIT:

Mijëra babadimra mblidhen për të pirë e për të festuar në SantaCon në New York City

Mijëra babadimra mblidhen për të pirë e për të festuar në SantaCon në New York City

Shumë njerëz të shtunën sillnin kapele dhe pallto të kuqe, dhe lironin hapësirë për shumë birra tek sa festa vjetore e SantaCon u kthye në New York City.

Festat në bare të ndryshme me tematikën e festave filloi pasi pjesëmarrësit e veshur me rroba Babadimri u mblodhën për herë të parë në një lloj performance arti në vitet 90-ta dhe filluan të frekuentojnë baret në fillim të viteve 2000.


SantaCon tani është një operacion shumë i madh me organizatorë të shumtë, pije të ndryshme speciale dhe një vozitje nëpër qytet për bamirësi, raporton NPR, transmeton Telegrafi.

Festimet filluan në ora 10 të mëngjesit sipas kohës lokale në kryqëzimin e Broadway Avenue dhe West 39th Street, e pastaj vazhduan tek baret e ndryshme në qendër të Manhattan.

Teksa vizitorët e bareve bridhnin në qytet, Autoriteti Metropolitan i Transportit vendosi një ndalesë alkooli nga ora 4 e mëngjesit të së shtunës e deri në pasditen e të dielës sipas kohës lokale.

SantaCon u pezullua në 2020 për shkak të COVID, por u rikthye përsëri në vitin 2021. Këtë vit, autoritetet shëndetësore të qytetit po paralajmërojnë për një rikthim të rasteve me COVID, si dhe gripin dhe RSV, dhe këshillojnë veshjen e maskave në mjediset e natyrës dhe ambiente publike të brendshme të mbushura me njerëz.

Vizitat nëpër bare të lidhura me SantaCon gjithashtu po bëhen edhe në vende tjera jashtë New Yrk City. Dhjetëra SantaCon u mbajtën gjatë gjithë javës e edhe të shtunën nga Los Angeles e deri në Louisville të Kentucky, kjo sipas SantaCon.info, një faqe e cila gjurmon të gjitha eventet e lidhura me ta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Ankesa

Ankesa

U refuzua nga

U refuzua nga "universiteti i ëndrrave", postimi i djaloshit ngjall reagime në rrjete sociale

Fun
Kalo në kategori