LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Të blihen libra nga klasa e parë në të pestën për Nagavcin e këshilltarët e saj

Miftaraj: Të blihen libra nga klasa e parë në të pestën për Nagavcin e këshilltarët e saj
Ehat Miftaraj nga KDI

Tekstet shkollore pritet të blihen nga prindërit, MASHTI do t’ua rimbursojë paratë, kundërshton opozita.

Pas njoftimit nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci se po mundësia që mjetet për blerjen e teksteve shkollore tu kalohen në llogaritë e prindërve, reagoi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.


Sipas tij e udhës ishte të ndahen mjete financiare për blerjen e librave nga klasa e parë deri në te pestën edhe për Ministren Nagavci dhe këshilltaret e saj.

“Mbase i lexojne dhe e kuptojne rendesine e librit per veten e tyre, se mundesite qe te njejtit te punojne per arsimin ne Kosove jane Zero. Tre vite te shkuara dem me kete ministre dhe kete kabinet te saj.P.S. Pres komente ne mbrojtje te ministres nga ata qe i kane femijet ne shkolla private dhe jashte vendit”, shkroi Miftaraj në Facebook.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) po e shqyrton mundësinë t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë të hënën ministrja Arbërie Nagavci.

Duke folur në një konferencë për media më 21 gusht në Prishtinë, Nagavci tha se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore nga MASHT-i ka qenë “mjaft sfidues” në vitet e mëparshme, për shkak se “ky proces ka qenë jo gjithmonë i drejtë dhe cilësor”.

Ministria ofron tekstet çdo vit për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërkaq për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën një vit ofrohen tekstet e reja, ndërsa vitin tjetër shfrytëzohen të njëjtat tekste, tha Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori