Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kapacitete për të hetuar dhe ndjekur rastet të cilat janë përmendur në katër letrat e presidentit Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.
Kështu ka thënë, hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
Miftaraj për klankosova.tv ka thënë se për këtë kërkesë të presidentit, Kryeprokurori i Shtetit në asnjë rrethanë nuk duhet të këshillohet për të filluar ndjekjet penale.
“Praktika ka dëshmuar se pushtetet e tjera në vazhdimësi kanë injoruar sistemin gjyqësor dhe prokurorial.”
“Pothuajse asnjë President i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, Kryeministër apo edhe vetë Kuvendi i Kosovës nuk kanë shfrytëzuar autoritetin dhe kompetencat e tyre për të krijuar kushte adekuate përmes ndarjes së buxhetit dhe mjeteve financiare të nevojshme për sistemin gjyqësor dhe prokurorial, në mënyrë që të njëjtat të mund të funksionin dhe ushtronin kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre në pajtim me kushtetutë dhe ligj”, ka thënë Miftaraj.
Për qasjen e presidentit Thaçi ai thënë se mund të shihet më shumë si përpjekje për të manifestuar vullnetin e tij për të kërkuar nga organet e ndjekjes hetimin dhe ndjekjen penale të kryesve veprave penale të ndodhura gjatë luftës dhe pas luftës. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare