Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, javën që lamë pas ka dhënë dritën jeshile se cilado parti apo koalicion që arrin ta bëjë shumicën në Parlament do të merr mandatin për formimin e Qeverisë. Mirëpo, këto veprime të presidentit Thaçi mund të hyjnë në sferën e tejkalimit të kompetencave të tij.
Kështu ka vlerësuar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
Ai për Telegrafin ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk e ka konsumuar të drejtën e saj për formimin e Qeverisë.
“Në vazhdimësi e kemi potencuar se Presidenti i Republikës nuk duhet të ndërmarr veprime procedurale pa u shtjerrë të gjitha mundësitë nga partia fituese e dalë nga zgjedhjet e 6 tetor 2019, lidhur me formimin e qeverisë. Kushtetuta por në mënyrë të qartë, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, në kuptim të interpretimit të nenit 95 të Kushtetutës, lidhur me përfaqësimin e vullnetit të popullit, respektivisht atë që ky aktgjykim e përmend respektimin e zërit të popullit, i cili përfaqësohet nga partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Deri me sot, partia fituese nuk ka konsumuar të drejtën e saj të garantuar me Kushtetutë dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për të formuar qeverinë”, deklaroi ai.
Miftaraj shtoi më tej se veprimet e presidentit për të tejkaluar partinë fituese mund të hyjnë në sferën e tejkalimit të kompetencave të tij.
“Në këtë drejtim, veprimet e Presidentit të Shtetit për të tejkaluar partinë fituese dhe pa marr një opinion nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë situatë apo lidhur me qartësimin e afatit ligjor se deri kur mund të pritet partia fituese për të formuar qeverinë, mund të hyjë në sferën e tejkalimit të kompetencave dhe autorizimeve nga Presidenti”, tha ai.
Tutje, Miftaraj tha se në situatën në të cilën gjendet Kosova, Gjykata Kushtetuese nuk mund të iu ikë përgjegjësive dhe do të duhej ta luante rolin e saj.
“Edhe përkundër, faktit se Gjykata Kushtetuese ka marr qëndrim se nuk do të interpretoj situata hipotetike lidhur me kërkesat për interpretim të Kushtetutës, rasti konkret apo situata në të cilën gjendet sot Kosova lidhur me paqartësitë për formimin e qeverisë, është ndër rastet kur Gjykata Kushtetuese nuk mundet të iu ik përgjegjësive të saj. Dhe do të duhej të luante rolin e saj kushtetues nëse do të kishte vullnet politik nga Presidenti i Republikës për të qartësuar procedurën e formimit të qeverisë së Kosovës”, deklaroi ai.
Ndryshe, Qeveria Kurti është rrëzuar më 25 mars, me një mocion të mosbesimit të iniciuar nga LDK, e që ishte përkrahur edhe nga partitë opozitare. Pas kësaj, LDK është e shprehur e gatshme për të formuar Qeverinë e re të Kosovës, në një koalicion të mundshëm me AAK, AKR, Nismën dhe komunitetet joshumicë në Kuvend.
LDK ka vendosur që kandidat për kryeministër të jetë Avdullah Hoti./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre