LAJMI I FUNDIT:

Mielli i Pejës eksportohet edhe në Shqipëri

Mielli i Pejës eksportohet edhe në Shqipëri

Fabrika e Industrisë së miellit ‘Dardania’ në Pejë, përpos produkteve nga gruri dhe industria për përpunimin e produkteve nga misri, kohëve të fundit ka zhvilluar edhe prodhimin e produkteve dietale nga gruri.

E këto produkte siç janë mielli 850, mielli një mijë, mielli një mijë e 100 deri në një mijë e 400, janë produktet më të kërkuara dhe më dietale për ushqim të njerëzve sidomos ata që vuajnë nga diabeti dhe tensioni.


Kështu ka deklaruar, në një intervistë për KosovaPress, Imer Jusaj, drejtor dhe pronar i Fabrikës së Industrisë së miellit ‘Dardania’ në Pejë.

Jusaj theksoi se produktet në fabrikën e tyre kanë më pak se 1 për qind yndyrë, gjegjësisht 0,7 për qind dhe se sipas tij gjitha produktet që kanë 1 për qind më pak yndyrë, janë dietale dhe janë të përshtatshme për ushqimin e njerëzve.

Sipas tij, nga gruri nxjerrin të gjitha produktet duke filluar nga ato elementare siç është tipi 500 për ushqim të gjerë dhe për bukë, tipi 400 dhe tipi zero zero. Ai ka treguar se janë prezent në Kosovë si dhe bëjnë eksport edhe në Shqipëri.

“Me prodhime normale kemi mjaft sukses, jemi mjaft kualitativ, jemi prezent në gjithë territorin e Kosovës bëjmë eksporte edhe për Shqipëri, por pak a shumë kulturën e ushqimit nuk e kem bash në nivel për shkaqe se ende nuk kem depërtim të mjaftueshëm të produkteve dietale që janë shumë më të shëndetshme, shumë më dietale do me thënë janë kundër mbi peshave, kundër diabetëve edhe tensionit, prandaj këtu është problem që kultura e shpenzimit të këtyre produkteve nuk është në nivel tek ne”, ka thënë Jusaj.

Sipas tij, kapacitetet prodhuese për linjën e grurit janë një qind tonë për 24 orë, ndërsa për linjën e misrit janë 40 tonë për 24 orë. /Telegrafi/