LAJMI I FUNDIT:

Mickoski jep dorëheqje nga Këshilli i Bashkisë së Shkupit

Mickoski jep dorëheqje nga Këshilli i Bashkisë së Shkupit

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së dhe bartësi i listës së këshilltarëve për Bashkinë e Shkupit, Hristijan Mickoski, ka dhënë dorëheqhe nga Këshilli i Bashkisë së Shkupit.

Mickovski dorëheqjen e konfirmoi për TV24, ndërsa dorëheqja e tij vjen pasi OBRM-PDUKM nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe akuzoi për falsifikime zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dorëheqja e Mickoskit është vendim personal i tij, kurse qëndrimi i OBRM-PDUKM-së është se funksionarët e saj janë të zgjedhurit legjitim të popullit dhe nuk ka pse të tërhiqen, edhe pse partia nuk i pranon rezultatet./Telegrafi/