LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Zaev dhe Xhaferi kryen atentat ndaj Maqedonisë

Mickoski: Zaev dhe Xhaferi kryen atentat ndaj Maqedonisë

Në pyetjen nëse sot ka ndodhur puç në Maqedoni, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në “Studion e hapur”, tha se Zaevi dhe Xhaferi në fakt kanë kryer atentat ndaj Maqedonisë.

“Dje me krenari nëpër rrjetet sociale Xhaferi së bashku njerëzit që janë pjesë e BDI-së dhe funksionarë në Qeveri në profilet e tyre në ‘Facebook’ duke festuar atë që bëri kreu i Kuvendit. Nënshkrimi joligjor i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, sot mori vazhdim, kur drejtori i ‘Gaztës Zyrtare’ e publikoi atë me qëllim të krijohet alibi se ligji është në fuqi”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Mickoski tha se për një periudhë taktizuan, gënjyen, krijuan alibi për deputetët e kërcënuar me qëllim që në fund të mbarojë një proces tjetër.

“Kur mbaroi ai proces, në radhë erdhi ajo çfarë ndodhi të premten ndërsa tani me ditën e sotme e mbaruan atentatin ndaj Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai tha se fajtorë kryesor për këtë janë Zoran Zaevi, Talat Xhaferi dhe i riu i “Gazetës Zyrtare”, dhe se për këtë do të përgjigjen penalisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori