LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Vetëm për 35 ditë janë shpenzuar 36.688.848 euro për import të energjisë elektrike

Mickoski: Vetëm për 35 ditë janë shpenzuar 36.688.848 euro për import të energjisë elektrike

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski njofton se qeveria edhe një herë po shpenzon shumë para publike për importimin e energjisë elektrike.

Mickoski në profilin e tij në Facebook shkruan se për 35 ditë janë shpenzuar mbi 36 milionë euro për import të energjisë elektrike.


“Vazhdon importi i energjisë elektrike, “heronjtë” e Qeverisë vazhdojnë me paradhënie, vazhdojnë me komisionet “heroike” të avansit.

Importi i ri i energjisë elektrike është për 4 ditë, nga data 8 deri më 11 dhjetor, ndërsa EMV do të paguajë “heroikisht” më shumë se 3.700.000 euro për këtë import me para publike.

Nga data 7 nëntor deri më 11 dhjetor, ose për vetëm 35 ditë, për import të energjisë elektrike janë shpenzuar gjithsej 36,688,848 euro. Importojnë se nuk kanë plan, nuk dinë dhe shpërndajnë “heroikisht” komisione paraprake. Transformatori që është dashur të vendoset më 1 nëntor për të funksionuar TEC Manastiri 3 nuk është ende në Maqedoni.

Po vjen fundi i mashtruesve të korruptuar politikë. Është koha për përgjegjësi”, ka shkruar Micoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori