LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, plotë me paaftësi

Mickoski: Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, plotë me paaftësi

OBRM-PDUKM vazhdon me debatet që i ka zhvilluar gjatë periudhës së kaluar nën titullin “Është e rëndësishme – Platforma për të ardhmen”. Në këtë debat foli edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në pjesën për parimet e ardhshme ekonomike, ku theksoi se gjatë mandatit 4-vjeçar do të investohen rreth 1 miliardë euro ose 250 milionë euro.

Ai e akuzoi ashpër Qeverinë për krijimin e politikave.


“Nga njëra anë kemi ekstremin që është prezent në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Një ekstrem që është plotë me paaftësi, me shumë krime, me nënshtrim. Një ekstrem që në 6 vitet e fundit ka zhytur gjithçka që ndoshta në fillim të viteve ’90 ishte shpresë se më në fund kemi shtet tonë sovran dhe të pavarur”, u shpreh Hristijan Mickoski.