LAJMI I FUNDIT:

Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Ata që caktuan afate, rrezikojnë të ardhmen europiane

Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Ata që caktuan afate, rrezikojnë të ardhmen europiane

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski edhe një herë është deklaruar për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se është gabim vendosja e afateve për ndryshimet kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e di se ekziston afat i tillë. Nuk e di kush e ka imponuar atë afat, por ata që kanë vendosur për politikë të tillë, është dashur të mbajnë llogari para se të nënshkruajnë marrëveshje se nuk kanë kushte për manovra të tilla politike dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese si këto që thoni ju. Ata që janë marrë vesh për afate të tilla, me vetë marrëveshjen e bërë, e kanë rrezikuar të ardhmen europiane të Maqedonisë”- deklaroi Hristijan Mickoski.


Përndryshe, Mickoski është zotuar se deputetët e partisë së tij nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese. /Telegrafi/