LAJMI I FUNDIT:

Mickoski-Orban: Hungaria përkrah Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Mickoski-Orban: Hungaria përkrah Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolloski, realizoi takim me kryeministrin e Hungarisë, njëkohësisht lider i partisë Fidesz, Viktor Orban.

“Mickoski e informoi kryeministrin hungarez, Orban për gjendjen aktuale politike në Maqedoni, duke theksuar se pushteti ushtron terror politik ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Në takim është përmendur se vendi përjeton regres ekonomik dhe në fushën e demokracisë, me sistem plotësisht të rrënuar të drejtësisë si shtyllë kryesore e një shoqërie të shëndodhë. Si problem i veçantë është theksuar liria e mediave, të cilat janë nën shtypje të madhe në lidhje me vështrimin kritik ndaj politikave qeveritare”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.


Mickoski dhe Orban kanë konstatuar se bashkëpunimi mes OBRM-PDUKM dhe Fidesz do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej në drejtim të thellimit të marrëdhënieve miqësore, si dhe në drejtim të shkëmbimit të përvojave mes dy partive./Telegrafi/