LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: OBRM-PDUKM nuk do të votojë ligje të dëmshme

Mickoski: OBRM-PDUKM nuk do të votojë ligje të dëmshme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në intervistën e djeshme në TV Klan në pyetjen nëse ka opozita maqedonase plan B nëse nuk ka zgjedhje me 12 prill tha se pushteti do të ballafaqohet me tërbimin e popullit dhe të OBRM-PDUKM-së dhe për këtë shkak vlen plani A.

Ai theksoi se diku rreth 300 ligje, kryeministri Zaev dëshiron t’i kalojë në Kuvend për dy-tre seanca dhe kjo të jetë kusht dhe arsye për ta akuzuar opozitën për bllokim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Janë ligje të dëmshme. Në të gjitha ligjet që janë në interes të qytetarëve, partia jonë ka marrë pjesë”, tha Mickoski duke shtuar se do të vazhdojnë të përkrahin ligje të rëndësishme dhe se nuk mund të manifestohet dhuna kuvendare.

Mickoski thotë se Propozim-ligji i mbrojtjes do të mbështete vetëm nëse e heqin nenin e riemërimit të armatës për shkak se ai nen nuk ka asnjë lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe as me nevojat që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s.

“Ne s’do jemi pjesë e krijimit të një realiteti të gabuar. Askund në marrëveshje nuk kërkohet riemërimi i armatës. Ne ato ligje me dhunë institucionale nuk do t’i mbështesim”, tha mes tjerash Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori