LAJMI I FUNDIT:

Michel i BE-së thotë se ‘nuk ka fjetur mirë, që prej gafës rreth ulëses në Turqi’

Michel i BE-së thotë se ‘nuk ka fjetur mirë, që prej gafës rreth ulëses në Turqi’

Charles Michel i BE-së ka thënë se “nuk është duke fjetur mirë” për gafën nga e cila Ursula von der Leyen mbeti pa karrige gjatë një takimi të nivelit të lartë në Turqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje, pamjet e së cilës janë shpërndarë gjithandej, ku shihet momenti ku Michel dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u ulën në “dy vendet e para”, duke lënë von der Leyen të pyeste se ku duhet të ulej.

Dhe përfundimisht, ajo u tërhoq në një divan, pak larg nga të dy burrat.

“Nuk e fsheh faktin që nuk kam fjetur mirë natën që nga ajo kohë”, citohet të ketë thënë ai për gazetën gjermane të biznesit Handelsblatt, duke shtuar se “do të kthehej dhe do të ndreqte situatën nëse ishte e mundur”.

“Frika ime ishte se nëse do të kisha reaguar në ndonjë mënyrë, do të kisha shkaktuar një incident shumë më të rëndë”, ka thënë ai.

Por Michel, presidenti i Këshillit Evropian, nuk i ka shpëtuar kritikave.

Ai, siç thuhet më tej, nuk ia ofroi vendin e tij von der Leyen – presidentja e parë femër e Komisionit Evropian – pavarësisht se të dy ishin në rang të barabartë.

Ndryshe, në një reagim pas ngjarjes, ai kishte shkruar: “Imazhet e pakta që u shfaqën krijuan përshtypjen se do të kisha qenë i pandjeshëm ndaj kësaj situate. Asgjë nuk është as nga realiteti, as nga ndjenjat e mia të thella. As nga parimet e respektit që më duken thelbësore”.

Dhe duke përdorur vetën e parë shumës, Michel tha se ai dhe von der Leyen preferuan të përqendroheshin në thelbin e diskutimit me presidentin Erdogan, i cili përfshinte të drejtat e grave, në vend që të përkeqësonte incidentin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori