LAJMI I FUNDIT:

Miami – qytet magjik, përplot surpriza! Përvojë e papërsëritshme, e cila mbahet gjatë në mend

Miami – qytet magjik, përplot surpriza! Përvojë e papërsëritshme, e cila mbahet gjatë në mend

Miami është qytet me plazhe më të bukura dhe një ndër destinacionet më të popullarizuara të botës! Klima e ngrohtë dhe me shumë diell e bëjnë perfekt për të jetuar…

Nga: Gazmend Kajtazi

Miami është qytet i njohur për atraksionet kulturore, muzetë e shumta, restorantet kubane me mrekullitë unike.

Qyteti gjendet në juglindje të shtetit federal Florida, i cili për shkak të klimës quhet edhe “shteti i diellit”. Florida është shtet i rrethuar me oqeanin Atlantik në lindje dhe me gjirin e Meksikës në perëndim, andaj paraqet urën midis Amerikës Veriore dhe ishujve të Karaibeve.

Majami është i ndarë praktikisht në dy qytete: Miami dhe Miami Beach, që i ndanë deti.

Miami do t’ju ngazëllejë seriozisht nëse dëshironi ushqim të mirë, argëtim të mirë dhe nëse ju duken simpatike t’i shihni skenat si në filma, ku njerëzit mbushin mushkëritë plot ajër të pastër.

Nuk habit emri i serisë “Zakonet e Miamit” sepse ky është vendi ku zakonet ende jetojnë, dhe ku për shkak të kësaj njerëzit nuk turpërohen, vendi ku vijnë ata të cilët nuk i përkasin askujt dhe të cilët dëshirojnë të kënaqen seriozisht.

Panorama tipike e Miamit tregon detin, diellin, rërën, palmat – gjë që paraqet arsye të mjaftueshme që ta vizitoni.

South Beach glamuroz gjithsesi është pjesa më e popullarizuar e qytetit, ndërkaq e stolisin plazhet me rërë të mrekullueshme dhe aleja me palma.

Vendi të cilin duhet ta vizitoni dhe ku do të jeni të mirëpritur dhe si magnet për adhuruesit e njohur të argëtimit të cilët dëshirojnë atmosferë kozmopolite, tregje dizajni, restorante luksoze dhe jetë të shpejtë të natës.

Oqeani Atlantik, edhe pse ashtu nga largësia duket joshës, në të vërtetë është shumë i lodhshëm për shkak të rrymave të fuqishme. Kur hyn në ujë është shumë e vështirë të dalësh nga ai. Mirëpo nuk ka vend për frikë, sepse plazhi është plot shtëpiza të shpëtimtarëve të cilët ndjekin çdo lëvizje të pushuesve.

Për shkak të rrymave, kjo pjesë e oqeanit është e preferuar për personat që merren me sërfim. Rëra, e cila në shikim të parë duket e magjishme, e bën bregun dhe detin të turbullt dhe të ndotur andaj mbase opsioni më i mirë është shëtitja nëpër cekëtinën impresionuese disa kilometërshe.

Pjesa më piktoreske e South Beach-it është Art Deco Historic District me më shumë se 800 ndërtesa të jashtëzakonshme në 1.5 km katrorë, të ngjyrosura me ngjyrë pasteli dhe të ndriçuara me drita të zjarrta neoni, të cilat paraqesin luksin dhe rehatinë.

Ocean Drive dhe shëtitorja Lincoln Road Mall janë plot me galeri artistike, tregti dhe restorante, ndërkaq natën sigurojnë argëtim kulmor në diskoteka të shumta.

Kjo është zonë e popullarizuar për të bërë blerje, por edhe për arkitekturën interesante të rrugëve. Mund të vizitohet për disa orë.

Njëra ndër atraksionet më të mëdha të Miani Beach-it është Parku Flamingo Miami Beach. I ndërtuar në vitin1950. Pos vendeve tepër të bukura për shëtitje, parku ka pishinën dhe parkun ujor për fëmijë, fushat e tenisit, basketbollit, futbollit dhe bejsbollit. Ekzistojnë edhe dy parqe të veçanta për qentë.

Mrekullia e natyrës, e cila, edhe pse gjendet mu pranë qytetit, duket si botë krejtësisht tjetër në krahasim me rrëmujën e qytetit, është Parku Kombëtar Biscayne. Ai përfshin bregdetin më të gjatë të parregulluar në bregun e Floridës, një pjesë të mirë të gjirit dhe shumë ishuj të vegjël afër bregut.

Pjesa më atraktive në park është peshkimi, sepse këtu gjenden 512 lloje të ndryshme peshqish. Deti në këtë park është më pastri në bregun e Floridës. Mënyra më e mirë që të vizitohet parku është që të marrësh me qira një barkë apo anije.

Në Miami Beach gjendet Villa Casa Casuarina e disenjatorit të famshëm italian të veshjeve, Gianni Versace. I ndërtuar në vitin 1930, ndërkaq tani është i vetmi pallat i mbetur në breg të detit.

Në bregun e Biscayne gjendet një ndërtesë e cila sjell frymën evropiane në Amerikë. Ajo ndërtesë është Muzeu Vizcaya – e ndërtuar në vitin 1916 nga tre njerëz të rinj të papërvojë.

Pjesa e jashtme dhe ajo e brendshme e pallatit janë në stilin francez dhe italian. Kjo është ana tjetër e luksit të Miamit nga fillimi i shekullit XX.

Kopshti tropikal botanik Fairchild është njëri ndër më të bukurit në botë. Emrin e bart sipas njërit prej studiuesve më të njohur të botës bimore, David Fairchild. Ky njeri fisnik ka udhëtuar nëpër tërë botën duke kërkuar dhe duke sjellë në Miami lloje të reja, para së gjithash ato lloje, të cilat do të mund t’u jenë të dobishme njerëzve në Amerikë.

Ky kopsht ka njërin ndër programet më të mëdha të ruajtjes së llojeve të bimëve në botë. Përmbledhje të mëdha të llojeve më të ndryshme dhe më interesante të bimëve shërbejnë për ruajtjen dhe studimin e mëtutjeshëm.

Një milje nga bregu në pjesën jugore të gjirit Biscayne gjendet Stiltsville, lagje prej shtatë shtëpive në ujë, të ndërtuara në shtylla.

Kjo lagje është e njohur për xhirimin e filmave dhe serive, midis të tjerëve edhe të serisë CSI: Miami, e cila është shumë e popullarizuar edhe te ne.

The Historic Redland Trail është vend në listën vizitave familjare dhe të adhuruesve të natyrës.

Në këtë shëtitje mund të shihni dhe të blini orkidetë më të bukua në Floridë, mund të vizitoni Coral Castle, vepër e artistit i cili 28 vjet të jetës së vet ia kushtoi gdhendjes së këtyre shkëmbinjve.

Vizita në Xhunglën e majmunëve është posaçërisht interesante, ndërkaq adhuruesit e kafshëve mund të shkojnë edhe në Parkun e kafshëve Everglades.

Aty ka edhe shumë restorante, ndër të cilët edhe restoranti më atraktiv italian Caprei, në stilin autentik italian dhe me ushqimin tradicional italian.

Të gjithë ata që shkojnë në Miami, por që e duan Kubën, duhet patjetër ta vizitojnë Havanën e Vogël (Little Havana).

Ajo është lagje tipike kubane, me qerre kubane, lokale, shtëpi, shenja, muzikë, ushqim dhe kubanë të cilët rrinë ulur në rrugë, pinë cigare dhe diskutojnë për politikën. Është shumë këndshëm të ndani gjithë pasditen për të vizituar këtë vend interesant.

Atraksion i madh në Miami, i cili çdo ditë shet të gjitha biletat, është Seaquarium, në të cilin organizohet programi me delfinët, ku edhe publiku mund të marrë pjesë në mënyra të ndryshme, duke u argëtuar me këto kafshë të shoqërueshme dhe të mençura.

Një ndër atraksionet më të mëdha të cilin e rekomandojnë vetë banorët është shtegu, Tamiami Trail. Ky atraksion ka filluar me ndërtimin dhe rregullimin që në fillim të shekullit XX, ndërkaq është përfunduar në vitin 1928.

Natyra e rregulluar jashtëzakonisht mirë, kafshët, aktivitete të shumta siç janë: shenjëtaria, fluturimi me fluturake të ndryshme, blerje të shkëlqyeshme dhe lokale për pushim, e bëjnë gjithë ditën në këtë park jashtëzakonisht interesante dhe të këndshme.

Miami është tregim në vete. Qyteti me rreth dy milionë banorë, vësrshon nga gjeneratat e reja, të cilat këtu kanë ardhur në kërkim të një jete më të mirë. Pikërisht të rinjtë e kanë shndërruar Miamin në një prej vendeve më të popullarizuara në SHBA.

Pra, le të jetë Miami destinacion juaji radhës, qytet i cili ofron mundësi të shumta! Ka pak vende ku vërtet ëndrra amerikane shkëlqen aq shumë siç shkëlqen në Miami. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori