LAJMI I FUNDIT:

MG Mulan Triumph Edition është një hatchback elektrik me 449 kuaj/fuqi

MG Mulan Triumph Edition është një hatchback elektrik me 449 kuaj/fuqi

MG ka zbuluar Mulan Triumph Edition, një version me performancë të lartë të hatchback-ut të saj tërësisht elektrik MG4.

Në tregjet jashtë Kinës, MG4 është i disponueshëm me një motor elektrik të montuar prapa që zhvillon 168 hp dhe 250 Nm çift rrotullues, ose një motor elektrik që jep 200 kuaj/fuqi dhe 250 Nm.


Megjithatë, versioni më i fuqishëm i hatchback-ut, i quajtur MG Mulan Triumph Edition, ka dy motorë elektrikë dhe me katër rrota, të cilat kombinohen për të ofruar 449 kuaj fuqi dhe 600 Nm çift rrotullues. Ky model përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa bateria e tij 64 kWh siguron një distancë prej 460 km.

Mulan Triumph Edition ka gjithashtu teknologji të vektorit të çift rrotullues, frena më të fuqishme me kalipa frenash portokalli dhe rrota 18 inç me goma Bridgestone me përmasa 235/45.

Në pjesën e brendshme tashmë ka ulëse sportive standarde të mbuluara me Alcantara, të cilat rregullohen elektronikisht në gjashtë mënyra, si dhe në dy mënyra në rastin e mbështetjes së mesit.

Timoni është gjithashtu i mbuluar me Alcantara, dhe pjesa e brendshme është e dekoruar me një grup dixhital 7 inç dhe një sistem infotainment 10,25 inç.

Makina është e pajisur me një sistem të pastrimit të ajrit, si dhe një kamerë kthimi. /Telegrafi/