LAJMI I FUNDIT:

MF: Zvogëlohet norma e letrave shtetërore me vlerë

MF: Zvogëlohet norma e letrave shtetërore me vlerë

Për pothuajse tre herë më e madhe ka qenë kërkesa nga oferta e letrave shtetërore me vlerë në ankandin e sotëm për shkak të së cilës është zvogëluar edhe norma për 0,2%, kumtoi Ministria e Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ministrisë së Finacave, edhe pse investitorët kanë kërkuar letra shtetërore me vlerë prej mbi pesë miliardë denarë, Minsitria ka shënuar 1,9 miliardë denarë konform ofertës.


“Edhe krahas propagandës politike të LSDM-së në të cilën insiston t’i shfaqë letrat shtetërore me vlerë si në mënyrë jo normale në opinion, edhe pse vetë i kanë vendosur, besimi i investitorëve në politikat ekonomike është i madh, që ka kontribuar për zvogëlimin e normës së letrave shtetërore me vlerë”, deklaroi Ministria e Financave./Telegrafi/