LAJMI I FUNDIT:

MF: Besimi dhe Shteriev në mënyrë simbolike shënuan fillimin e tregtimit të fletobligacioneve të qytetarëve përmes bursës

MF: Besimi dhe Shteriev në mënyrë simbolike shënuan fillimin e tregtimit të fletobligacioneve të qytetarëve përmes bursës

Sot, ministri i Financave, Fatmir Besimi, në Bursën e Maqedonisë së bashku me drejtorin ekzekutiv, Ivan Shteriv duke i rënë ziles shënuan në mënyrë simbolike fillimin e tregtimit me fletobligacionet e qytetarëve. Emetimi i parë i fletobligacioneve të qytetarëve u emetua gjatë këtij muaji, ndërsa në ankandin e mbajtur më 13 korrik janë regjistruar gjithsej 1.448.030.000 denarë.

“Qytetarët që morën pjesë në ankand më 13 korrik 2023, nga sot mund të tregtojnë fletobligacionet e qytetarëve të tyre përmes bursës. Përkatësisht ata kanë mundësinë, nëse dëshirojnë, paratë që kanë investuar mund t’i marrin para përfundimit të afatit të fletobligacioneve dhe këtë ta bëjnë përmes bursës. Në anën tjetër, ofrohet mundësia që fletobligacionet e qytetarëve të blihen nga ata që nuk kanë arritur të marrin pjesë në ankandin e 13 korrikut”, tha ministri Besimi.


Tregtimin e fletobligacioneve të qytetarëve do të mund ta bëjnë qytetarët përmes bankave (“Komercijalna Banka”, “NLB Banka”, “Stopanska Banka – SHA, Shkup”, “TTK Banka” dhe “Shparkase Banka”) dhe shtëpitë e brokerëve.

“Qytetarët i njohën avantazhet e këtij produkti të ri inovativ që ofruam në tregun financiar. Në emetimin e parë, interesi ishte 2.5 herë më i madh se vlera e shpallur dhe ende ka interes nga qytetarët, të cilët na pyesin kur dhe si mund ta blejnë fletobligacione të qytetarëve. Janë regjistruar gjithsej 1.448.030.000 denarë të blera nga 1283 qytetarë. Vlera minimale me të cilën qytetarët mund të merrnin pjesë në ankand, i cili u mbajt më 13 korrik, ishte 10.000 denarë, përkatësisht blerja e një fletobligacioni, ndërsa interesi që do ta marrin qytetarët që blenë fletëobligacionet e qytetarëve është 5% në vit, përkatësisht gjithsej 10% për të dyja vitet. Rendimenti do t’u paguhet më 20 korrik 2024 dhe 20 korrik 2025”, theksoi ministri.

Drejtori ekzekutiv kryesor i Bursës së Maqedonisë – Ivan Shteriev, theksoi se, listimi dhe fillimi i tregtimit të bursës me fletobligacionet e qytetarëve, përveçse u siguron poseduesve të tyre vend të centralizuar të shitjes dhe blerjes së tyre, paraqet edhe zgjerim të ofertës së instrumenteve financiare në tregun tonë.

“Interesimi i madh për blerjen e këtyre fletobligacioneve gjatë emetimit të parë konfirmon tezën e bursës se kërkesa për instrumentet cilësore dhe atraktive në treg është më se e nevojshme, me ç’rast duhet vetëm të dëshirohet dhe të dihet se si shfrytëzohet ajo. Me emetimin e fletobligacioneve të qytetarëve, Ministria e Financave njohu këtë dhe veproi në drejtimin e duhur.

Shpresojmë se ky është vetëm fillimi dhe do të vijojnë emetimet e tilla të reja ose të ngjashme të letrave shtetërore me vlerë, me ç’rast bursa si institucion dhe infrastrukturë është gjithmonë e gatshme t’i përkrahë këto aktivitete në funksion të zhvillimit të mëtutjeshëm të kulturës investuese dhe të tregut të kapitalit vendor në tërësi” – theksoi Shteriev.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori