Mexhiti: Lista pozitive e barnave do të zgjerohet pas 13 vitesh, Komisioni do të shqyrtojë propozimet
Pas vitesh pritje, zgjerimi i listës së barnave përfundimisht do të zgjerohet, këtë e njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Ky veprim pritet të sjellë opsione më të avancuara dhe efektive trajtimi për pacientët në nevojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mexhiti thekson se një komision ekspertësh është krijuar për të lehtësuar procesin. Kompanitë farmaceutike tani mund të paraqesin propozime që barnat e tyre të përfshihen në listën pozitive, që do të thotë se Fondi i Shëndetësisë do të mbulojë koston e këtyre barnave. Komisioni, i cili mblidhet dy herë në muaj, përbëhet nga zyrtarë të Fondit Shëndetësor, MALMED dhe mjekë specialistë.
Kryetarja e komisionit të ekspertëve që do të shqyrtojë aplikacionet e kompanive farmaceutike, mjekja Ljubica Shuturkova, thotë se lista do të rishikohet pas 13 vitesh.
“Rëndësia e barnave nga pikëpamja e shëndetit publik vlerësohet sipas ashpërsisë së sëmundjes dhe sa kushton një sëmundje shoqërisë. Vlerësohet siguria, efikasiteti dhe efektiviteti i barnave, domethënë raporti i përfitimit ndaj rrezikut të aplikimit të tij për një sëmundje specifike në krahasim me terapinë ekzistuese. Kriteri tjetër është ndikimi i barnave në rrjedhën e sëmundjes. Do të analizohet kostoja dhe efikasiteti i barnave dhe ndikimi i tyre në buxhet”, tha Shuturkova.
Komisioni do të mblidhet dy herë në muaj dhe do të shqyrtojë kërkesat e kompanive farmaceutike dhe më pas do t’i dërgojë konkluzionet Ministrit të Shëndetësisë dhe Këshillit drejtues të Fondit të Shëndetësisë që ata të marrin vendimin përfundimtar nëse ilaçi do të jetë në listën pozitive të barnave./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë