LAJMI I FUNDIT:

Metoda super e thjeshtë për ta zhbllokuar lavamanin për pesë minuta

Metoda super e thjeshtë për ta zhbllokuar lavamanin për pesë minuta

Nuk ka gjë më të bezdisshme se bllokimi i lavamanit e sidomos nëse është një problem i përsëritur që ndodh në kuzhinën tuaj.

Zhbllokimi i lavamanit mund të bëhet më i mundimshëm nëse nuk posedoni në shtëpi një piston ose nuk keni shumë kohë për ta rregulluar këtë problem, shkruan The Mirror.


Megjithatë, një truk i miratuar nga një hidraulik profesionist do të ndihmojë në zhbllokimin e çdo lavamani për vetëm pesë minuta, pa harxhuar shumë.

Sipas ekspertit James Chapman krejt çka ju nevojitet për të zhbllokuar lavamanin është një produkt me kristale sode dhe ujë të vluar, dhe sipas tij nuk do t’ju duhej as piston zhbllokues ose ndihmë profesionale.

“Këto dyja mund të pastrojnë në mënyrë efektive lavamanët e bllokuar”, shpjegon ai.

“Derdhni ujë të vluar në kanal, pastaj hidhni një filxhan të kësaj sode dhe më pas hidhni edhe një filxhan tjetër me ujë të nxehtë. Prisni pesë minuta përpara se të shpëlani kanalin përsëri me ujë të vluar, për ta pastruar plotësisht”, thekson tutje ai.

Por, nëse nuk keni asnjë kristal sode në shtëpi, ka të tjera “metoda ekonomike” që rekomandon eksperti.

Kripa dhe lëngu i limonit kur përdoren së bashku mund të jenë një zgjidhje e shkëlqyer. Chapman ju këshillon që të “përzieni gjysmë filxhani kripë me lëngun e një limoni për të krijuar një përzierje të fortë, acidike që mund të ndihmojë në zbërthimin e bllokimeve. /Telegrafi/