LAJMI I FUNDIT:

Metoda 5-4-3-2-1 : Truk i psikologut i cili në çast ndërpret depresionin, mendimet negative dhe anksiozitetin!

Metoda 5-4-3-2-1 : Truk i psikologut i cili në çast ndërpret depresionin, mendimet negative dhe anksiozitetin!

Kjo metodë është e thjeshtë, por shumë efektive për vendosjen e serishme të kontrollit mbi mendjen kur ju kërcënon ankthi, por që përbëhet nga numërimi mbrapsht duke filluar nga numri pesë

Metoda u ndihmon personave të cilët vuajnë nga ankthi që të kthehen në realitet, duke u mbështetur në pesë shqisa – shikimin, dëgjimin, prekjen, aromën dhe shijen, transmeton Telegrafi.


Hapi i parë përbëhet në atë që personat shikojnë rreth vetes dhe i identifikojnë pesë gjëra të cilat aktualisht mund t’i shohin.

Pastaj, duhet të identifikojnë katër gjëra të cilat i dëgjojnë, tri gjëra të cilat mund t’i ndiejnë (kjo mund të jetë çfarëdo qoftë, nga shputat deri te unaza në gisht), dy gjëra të cilave mund t’u marrin erë dhe një gjë të cilën nuk mund ta shijojnë.

Këta hapa mund të bëhen shpejt, ndërkaq efektiviteti i metodës është i vërtetuar gjerësisht.

“Orientimi i kujdesit në shqisa na kthen në të tashmen, ndërkaq numërimi i objekteve nuk u lejon mendimeve tona që të bredhin poshtë e përpjetë’, thotë Ellen Hendriksen, psikologe dhe autore e librit How To Be Yourself.

Madje edhe Klinika Mayo e propozon këtë ushtrim për zvogëlimin e ndjenjës së ankthit, sepse ushtrimi ndihmon që të riorientohet fokusi në ngjarjet aktuale dhe largon nga mendimet negative të cilat shkaktojnë ndjenjën e ankthit.

Kjo metodë e cila mbështetet në shqisa, pos anksiozitetit, ndihmon edhe në shërimin e depresionit, çrregullimin e varshmërisë, zvogëlimin e stresit dhe në shtypjen e ulët të gjakut.

Pra, herën tjetër kur ndieni anksiozitet, përqendrohuni në atë që mund të shihni, të ndieni dhe të prekni dhe kështu do t’i largoni mendimet negative të cilat bredhin në kokën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori