LAJMI I FUNDIT:

Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste ‘e pabesueshme’ e Zuckergberg e mahnit X-in

Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste ‘e pabesueshme’ e Zuckergberg e mahnit X-in

Përderisa kritikët kanë qenë duke thurur “eulogji” për ëndrrën e metaverse të Meta-s gjatë viteve të fundit, demonstrimi më i fundit i Mark Zuckerberg i avatarëve fotorealistik tregon se teknologjia mund të jetë shumë larg “vdekjes”.

Duke u paraqitur në episodin e 28 shtatorit në podcastin e Lex Fridman, Zuckerberg dhe shkencëtari i njohur i kompjuterëve ndër-vepruan ballë-për-ballë në një bisedë një orëshe. Por vlen të ceket, ata nuk ndodheshin afër njëri tjetrit.


Në vend të kësaj, e gjithë biseda mes Fridman dhe Zuckerberg përdori avatarë fotorealistik në metaverse, e lehtësuar përmes kufjeve Quest 3 të Meta dhe kufjeve që anulojnë zhurmën e jashtme, shkruan cointelegraph, përcjell Telegrafi.

Vëzhguesit zakonisht bëjnë qejf duke tallur Meta-n për investimin e miliardave dollarëve në kërkimet e metaverse vetëm për të prodhuar diçka që dukeshin si avatarë vizatimor me këmbë të çuditshme.

Megjithatë në këtë rast, përdoruesit e rrjeteve sociale, përfshirë edhe ata nga X, duket se ishin impresionuar me të vërtetë nga sofistikimi i teknologjisë.

“Ok, metaverse është edhe zyrtarisht e vërtetë”, shkroi një përdorues me pseudonimin Gaut, një moment i rrallë lavdërimi në dukje i vërtetë nga një përdorues i njohur zakonisht për qëndrimet e tij satirike dhe sarkastike ndaj ngjarjeve aktuale.

“Brenda 9 minutave të shikimit të podcastit Lex / Mark në metaverse dhe harrova se jam duke i shikuar 2 avatarë”, shkroi koduesi Jelle Prins.

Fridman gjithashtu ndau përshtypjet e kësaj përvoje në kohë reale, duke vënë në pah se sa “afër” tij e ndjente Zuckerberg-un gjatë intervistës. Disa momente më vonë, ai shpjegoi se sa e vështirë ishte që të kuptonte se avatari i Zuckerberg nuk ishte trupi i tij fizik.

“Veçse jam duke harruar se ti nuk je real”, thoshte ai.

Teknologjia e shfaqur është versioni më i ri i Codec Avatars. Zbuluar fillimisht në vitin 2019, Codec Avatars është një nga projektet më të gjata të kërkimit nga Meta, me të cilën synon që të krijojë avatarë tërësisht fotorealistik në kohë reale të cilët funksionojnë me kufje që kanë sensor gjurmimi të fytyrës.

Megjithatë, përdoruesit duhet të presin edhe disa vite përpara se t’i vënë në funksion avatarët e tyre realistik, tha Zuckerberg, duke shpjeguar se teknologjia e përdorur kërkon softuer të shtrenjtë “machine-learning” dhe skanime të tërësishme të kokës nga pajisje të specializuara që përmbajnë mbi 100 kamera të ndryshme.

Kjo do të kërkonte, të paktën, tre vjet larg nga të qenit në dispozicion për konsumatorët e përditshëm, shtoi ai.

View this post on Instagram

A post shared by Lex Fridman (@lexfridman)

Por tutje Zuckerberg vuri në pah se kompania dëshiron që të reduktojë barrierat sa më shumë që të munden, duke shpjeguar se në të ardhmen, këto skanime do të mund të arrihen nëpërmjet një telefoni të mençur të zakonshëm.

Ky demonstrim i fundit vije vetëm një ditë pasi Meta e prezantoi përgjigjen e saj ndaj ChatGPT-së – Meta AI, asistentin më të ri të inteligjencës artificiale – që është i integruar në një gamë të chatbotëve unik, aplikacioneve e edhe syzeve të mençura. /Telegrafi/