Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), i ka të qarta kërkesat për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, kur pritet që puna e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore të zgjatet edhe me 60 ditë.
Kërkesën për lista të hapura e ka përforcuar vetë kryetari Ilir Meta, në apelin drejtuar forcave politike për të bërë pjesë të listave zgjedhore sa më shumë akademikë dhe pedagogë.
“Do dëshiroja që të gjitha forcat politike në zgjedhjet e vitit 2017 të gjejnë forcën dhe mundësinë për t’u përfaqësuar me sa më shumë intelektualë e pedagogë. Pra, që fuqia e mendimit të tyre të mos vijë thjesht përmes ekspertizës, përmes këshillave, apo edhe përmes këtij bashkëpunimi që ne po firmosim sot e që do të mbetet për një kohë të gjatë, por të vijë edhe përmes një pjesëmarrjeje më aktive në vendimmarrje pasi vendi, Kuvendi ka nevojë për këtë gjë. Vendi ka nevojë për përfaqësim më cilësor në të gjithë politikëbërjen dhe në të gjithë forcat politike pa asnjë përjashtim”, ka deklaruar Meta.
Për Metën, Kuvendi ynë lë për të dëshiruar sa i takon cilësisë së përfaqësimit të drejtpërdrejtë. LSI nuk tërhiqet nga kërkesa për lista të hapura, pavarësisht faktit se socialistët dhe demokratët dolën kundër.
Kjo dhe të tjera propozime të kësaj partie do të vazhdojë të jenë pjesë e punës së komisionit, për të cilat LSI kërkon konsensus të gjerë, ka shtuar Meta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Çdo vit numri i nxënësve të klasës së parë zvogëlohet në Maqedoni
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë