LAJMI I FUNDIT:

Meta thotë se vendimi i tij për Gent Cakajn është kushtetues

Meta thotë se vendimi i tij për Gent Cakajn është kushtetues

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka bërë të qartë se vendimi i tij për mosdekretimin e Genti Cakajt si Ministër i Jashtëm është plotësisht brenda kuadrit Kushtetues.

I ftuar në emisionin Opinion, Meta u shpreh madje se ai nuk duhej të qëndronte as në postin e zv.Ministrit, e jo më të bëhej kryediplomati i Shqipërisë.

“Ia kam bërë të qarta arsyet se përse këtë person të propozuar prej tij, për të cilin ai kishte vlerësim shumë të lartë, nuk mundem t’ia besoja detyrën e ministrit të Jashtëm. Për të gjitha ato arsye që janë publike dhe të cilat janë tërësisht të mjaftueshme”, ka thënë Meta.

Ai tutje ka theksuar se Cakaj e kishte shkelur ligjin, duke mos u pajisur me çertifikatë të sigurisë.

“Për një njeri që shkel ligjin: gjashtë muaj zëvendësministër, nuk merr çertifikatat e sigurisë, nuk mund ta kuptoj dot se si mund të promovohet! Mirë që nuk shkarkohet… E ka pasur detyrim ai këtë gjë dhe e ka detyrë çdo zëvendësministër i Jashtëm që të pajiset me këto çertifikata të sigurisë. E ka pasur edhe pjesë të punës së tij, sepse e ka pasur pjesë të punës së tij me Bashkimin Europian. Kështu që kjo nuk ka asnjë justifikim. Kush përpiqet të justifikojë këtë ndjenjë të mungesës së përgjegjësisë në zbatimin e ligjeve dhe të detyrimeve të një zyrtari të lartë”, u shpreh Ilir Meta.

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Sveçla: Serbia mbështet terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri

Sveçla: Serbia mbështet terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri

Siguri
Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Lajme
Fotografi i ballinave të New York Times mes lotësh tregon përjetimet dhe kujtimet e tij gjatë luftës në Kosovë

Fotografi i ballinave të New York Times mes lotësh tregon përjetimet dhe kujtimet e tij gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Rrëfimi i Sylejman Selimit për Adem Jasharin: Gjatë demonstratave jemi njoftë, mbante armë me vete

Rrëfimi i Sylejman Selimit për Adem Jasharin: Gjatë demonstratave jemi njoftë, mbante armë me vete

Lajme
Ish-sekretari i NATO-s: Ndikimi rus në Ballkan duhet të luftohet, s'duhet lejuar kthimi i dhunës i viteve '90-të në Kosovë

Ish-sekretari i NATO-s: Ndikimi rus në Ballkan duhet të luftohet, s'duhet lejuar kthimi i dhunës i viteve '90-të në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori