Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi Moikom Zeqo me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, për “kontributin e tij poliedrik në dobi të artit, kulturës e historisë sonë kombëtare”.

Në një ceremoni të veçantë ku ishin të pranishëm akademikë, shkencëtarë, diplomatë, arkeologë, studiues, shkrimtarë, kritikë, doktorë, botues dhe përfaqësues të mediave, Meta u shpreh: “Për kulturën tonë Moikomi mbetet një nga penat më poliedrike dhe prodhimtare, i cili vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm si në fushën e letërsisë e të kulturës, ashtu edhe të studimeve akademike”!