Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në analizën vjetore të institucionit të Avokatit të Popullit, theksoi se duhet një angazhim më i madh “për njerëzit e varfër, që të kenë më shumë akses në arsim dhe shëndetësi”.
Gjithashtu, Meta deklaroi se “komuniteti rom dhe egjiptian duhet të përfshihen më mirë në programet e strehimit, arsimit dhe punësimit”.
Kreu i Kuvendit preku edhe çështjen e reformës në drejtësi, duke thënë se nga zbatimi i kësaj reforme varen edhe reformat e tjera. “Është e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që t’i hapet rrugë zbatimit të ligjit të vetting-ut, që është i rëndësishëm për të forcuar institucionet”, u shpreh Meta.
Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani u shpreh se “Shumë njerëz sot janë të mënjanuar, sidomos ata më të varfrit dhe ata në pozitë të pafavorshme për shkak të gjinisë, moshës, paaftësisë, përkatësisë etnike apo vendndodhjes gjeografike. Ende sot ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis familjeve që jetojnë në zonat rurale dhe urbane, si dhe shumë familje jetojnë në varfëri absolute dhe ekstreme, duke u privuar nga ofrimi dhe aksesi në shërbimet bazike. Shqipëria tashmë ka përqafuar Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm dhe e gjithë puna jonë e përbashkët institucionale midis shumë aktorëve si: Parlamenti, Pushtetit Vendor; Bizneset; Shoqëria civile, etj, duhet të bazohet në objektivat me një fokus kryesor në zhdukjen e varfërisë, pabarazisë dhe realizimit të dinjitetit njerëzor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare