LAJMI I FUNDIT:

Mësuesja theret tri herë me thikë nga nëna e nxënëses, QKUK jep detajet – versioni i policisë dhe reagimi i Shpend Ahmetit

Mësuesja theret tri herë me thikë nga nëna e nxënëses, QKUK jep detajet – versioni i policisë dhe reagimi i Shpend Ahmetit
Foto: Arkiv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes ku një mësuese është therur me thikë në shkollën “7 Marsi”, në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Për gjendjen shëndetësore të pacientes në një prononcim për media ka folur mjekja kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila tha se i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.


Ajo tregoi se pacientes me inicialet V.N, 50 vjeçare i janë shkaktuar disa lëndime në zonën abdominale.

“Rreth orës 8:18 kemi pranuar një paciente me inicialet V.P e cila ka pas lëndime në abdomen, tri therje me thikë. Për momentin gjendja e pacientes është stabile. Janë bërë të gjitha ekzaminimet e mundshme, terapia është dhënë dhe tani pranohet në kirurgjinë abdominale”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu tha se pacientja ka qenë mjaft e shqetësuar emocionalisht port tash është stabilizuar gjendja e saj.

Një mësuese në një shkollë të Prishtinës theret me thikë nga nëna e nxënëses, dërgohet në QKUK
Lexo po ashtu Një mësuese në një shkollë të Prishtinës theret me thikë nga nëna e nxënëses, dërgohet në QKUK

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Telegrafin ka thënë se sot, në një shkollë në lagjen Kalabria në Prishtinë një mësuese është therur me thikë.

“Sot policia ka marrë informatën se në një shkollë në lagjen Kalabria në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast lëndim trupor ku viktima, V.P femër, 49 vjeç, ka marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë) dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.

Ajo ka shtuar se lidhur me rastin policia ka arrestuar personin e dyshuar B.D femër, 38 vjeç, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për ta ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se një prind e një nxënëse në parashkollor ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës.

“Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin. Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellur dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar kryetari Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori