LAJMI I FUNDIT:

Mësuesja mbeti e befasuar, kur iu bashkëngjitën në klasë katër binjake (Foto)

Mësuesja mbeti e befasuar, kur iu bashkëngjitën në klasë katër binjake (Foto)

Të gjithë ata që kanë dhënë mësim, e dinë problemin që kanë me ngatërrimin e emrave të nxënësve, e kjo bëhet edhe më e vështirë kur ata janë binjakë.

Andaj mësuesja Josephine Johnson që japë orë baleti në një shkollë në Kent të Anglisë, mund të thuhet se e ka shumë të vështirë me emrat, pasi në klasë iu kanë bashkëngjitur katër e binjake, transmeton Telegrafi.


Janë tetë vajza të veshura njëjtë dhe me pamje të ngjashme, që është vështirë të dallohen. Për 43 vjet sa është duke ushtruar të njëjtin profesion, Johnson, nuk ka pasur në klasë më shumë se një palë binjakë.

Derisa dy motra binjake, gjashtëvjeçaret Ava dhe Freya, janë në këtë shkollë për tri vjet, bashkë me to do të jenë edhe tri binjaket tjera më të reja, të gjitha nën katër vjet. Por, kjo nuk është e tëra.

“Ka shprehur interesim edhe një vogëlushe, por vëllai saj binjak nuk po bindet. Prindërit e tyre, më kanë thënë së fundmi, se do të vijnë gjatë muajit tjetër” ka thënë Johnson.

Në këtë mënyrë, ajo mund të bëhet mësuesja me më së shumti binjakë, që ka pasur ndonjëherë në ndonjë klasë vallëzimi. /Telegrafi/