LAJMI I FUNDIT:

Messi vs Lewandowski, një përballje e shkëlqyer e golashënuesve në Katar 2022

Messi vs Lewandowski, një përballje e shkëlqyer e golashënuesve në Katar 2022

Këtë të mërkurë, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski do të përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen mes Argjentinës dhe Polonisë për kryesimin e Grupit C në Kupën e Botës Katar 2022.

Do të jetë hera e parë që dy yjet do të përballen me njëri-tjetrin në nivel kombëtaresh, në një duel që paraprihet nga polemikat për çmimin e “Topit të Artë” në vitin 2021.

Messi e fitoi çmimin pasi e fitoi Kupën e Amerikës, pavarësisht faktit se polaku atë vit kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe Bundesligën me Bayern Munich.

Messi, 35 vjeç, ka 778 gola në 998 ndeshje, ndërsa Lewandowski ka 604 gola në 831 ndeshje.

Por pavarësisht statistikave personale, sulmuesit do të kërkojnë t’i çojnë skuadrat e tyre në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës.

Polonia kryeson Grupin C me katër pikë, pas një barazimi 0-0 me Meksikën dhe një fitore 2-0 ndaj Arabisë Saudite. Albicelestët kanë tre pikë, pas fitores 2-0 ndaj Meksikës pas debutimit të dështuar ndaj sauditëve.


Standings provided by Sofascore

Arabia Saudite ka tre dhe Meksika e mbyll grupin me një pikë.

Argjentina duhet të fitojë në ‘Stadiumin 974’ për të qenë në mesin e 16 më të mirëve të turneut. Një barazim në këtë ndeshje, i mban të lidhur me ndeshjen tjetër që zhvillohet në të njëjtën kohë. Atyre u shkon për shtati një barazim, apo Meksika të mos fitojë me tre gola epërsi.

Albicelestët, kampionë në vitet 1978 dhe 1986, ka besim se fitorja kundër meksikanëve do ta kthejë skuadrën në rrugën e duhur që i çoi ata të bashkuar pas një serie prej 36 ndeshjeve të pamposhtur.

Një ekip i mundshëm do të ishte me Emiliano Martínez, Nahuel Molina, Nicolás Otamendi, Lisandro Martínez, Marcos Acuña, Rodrigo De Paul, Guido Rodríguez ose Fernandez, Alexis Mac Allister, Ángel Di María, Lautaro Martínez dhe Leo Messi.

Me marrjen e çmimit më të mirë të FIFA-s në janar të këtij viti, Leëandoëski e mori atë si hakmarrje për Topin e Artë i frustruar që i shkoi Messit, i shtati në karrierën e tij.

Ai gjithashtu e trajtoi si të pasinqertë argjentinasin, i cili e kishte lavdëruar publikisht për marrjen e çmimit të revistës ‘France Football’ vitin e kaluar, por më pas nuk e votoi për çmimin e FIFA-s.

Në moshën 34-vjeçare, sulmuesi polak i Barcelonës festoi golin e tij të parë në një Botëror në fitoren ndaj Arabisë Saudite.

Polonia ka arritur në raundin e dytë në Kupat e Botës vetëm në Gjermani 1974 dhe Spanjë 1982, duke arritur në vendin e tretë në të dyja rastet./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori