21-vjeçari u lëndua herët në ndeshjen e mbrëmshme dhe u largua jashtë fushe me ndihmën e stafit mjekësor, për shkak të shumë dhimbjeve.

Dhe, Messi, i cili vetë sapo është rikthyer nga lëndimi, shpreson edhe bashkëlojtari i tij të rikthehet shpejtë dhe ata të fitojnë së bashku.


“Ajo çfarë i ndodhi Neymar është vërtet për të ardhur keq. Nesër do të ketë më shumë teste”.

“Ne shpresojmë të mos jetë asgjë e keqe, ne kemi nevojë për të, ai është i rëndësishëm për ekipin” , ka deklaruar argjentinasi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app