LAJMI I FUNDIT:

Messi: Mos e harroni Realin

Messi: Mos e harroni Realin

Sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi, beson se Barcelona ende nuk e ka fituar La Ligën, pasi ndjen se kurrë nuk mund të përjashtohet nga gara Real Madridi.

Reali është plot 16 pikë prapa Barcelonës dhe argjentinasi mendon se përkundër faktit se të gjithë e shohin të përfunduar kampionatin, ai nuk e përkrah këtë mendim.

“Asgjë nuk është vendosur në La Liga. Disa vite më parë Reali e ngushtoi epërsinë tonë në mënyrë drastike. Ne e dimë se kurrë nuk duhet të nënvlerësohet Reali”.


“Ne duhet të vazhdojmë atë që bëmë deri tani, të mos bëjmë relaksim”, ka deklaruar Messi për ESPN. /Telegrafi/