LAJMI I FUNDIT:

Messi flet për Riquelmen, Cristiano Ronaldon dhe arsyen e mosardhjes së Neymarit te Barcelona

Messi flet për Riquelmen, Cristiano Ronaldon dhe arsyen e mosardhjes së Neymarit te Barcelona

Lionel Messi ka folur për shumë gjëra, fillimisht për kontratën e tij, pastaj për Juan Roman Riquelmen, Neymarin e Cristiano Ronaldon.

Messi e pranon se ai mund të marrë pjesë në lamtumirën e Riquelmas nga futbolli, duke e konsideruar si shokë shumë të mirë.

“Unë flas shumë me Riquelmen. Ai më ftoi për ndeshjen lamtumirës të tij, dhe nëse datat përputhen, unë mund të shkoj, do të isha i kënaqur”.

Juan Roman Riquelme . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

“Roman meriton një lamtumirë të madhe, për gjithçka që i dha futbollit dhe Boca [Juniors]. Ai meriton diçka të veçantë dhe shumë të madhe”, ka thënë ai

Mesi foli edhe për Neymarin dhe Cristiano Ronaldon

Sa i përket marrëdhënies së tij me Neymarin, Messi theksoi se ka marrëdhënie të mirë me sulmuesin brazilian.

Reklama
Reklama

“Me Neymar, ne vazhdojmë të flasim shumë. Ne vazhdojmë të kemi një grup ËhatsApp-i ku gjithashtu është Luis Suarezi”.

Neymar te Paris Saint-Germain . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Ishte e vështirë për të që të kthehej, por ja ku jemi. Shumë anëtarë dhe njerëz në klub nuk donin që ai të kthehej, megjithëse në një kuptim sportiv do të ishte mirë”.

Emri i Cristiano Ronaldos përfol shumë në intervistë dhe Messi deklaroi se i pëlqente koha e portugezit në La Liga.

Cristiano Ronaldo tani te Juventusi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ishte mirë kur Cristiano Ronaldo ishte këtu. Ai e bëri Clasicon shumë më të veçantë dhe La Ligën. Ai i dha vlerë konkurrencës”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Iu bashkua skuadrës kineze, mediat kroate zbulojnë super kontratën e Arijan Ademit në Azi

Iu bashkua skuadrës kineze, mediat kroate zbulojnë super kontratën e Arijan Ademit në Azi

Ndërkombëtare
Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Ndërkombëtare
Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Ndërkombëtare
Humbi 1 milion euro në një dorë pokeri, reagimi i çuditshëm i Neymarit ka befasuar të gjithë

Humbi 1 milion euro në një dorë pokeri, reagimi i çuditshëm i Neymarit ka befasuar të gjithë

Ligue 1
Zbulohet lista e dëshirave të Man Utd me gjashtë sulmues

Zbulohet lista e dëshirave të Man Utd me gjashtë sulmues

Premier League
Paga e re e Kvaratskhelia në Napoli ka tronditur tifozët, duke menduar se kishte një gabim shtypi

Paga e re e Kvaratskhelia në Napoli ka tronditur tifozët, duke menduar se kishte një gabim shtypi

Serie A
Kalo në kategori