“Messi apo Ronaldo” – Wenger jep përgjigjen më fantastike nga të gjithë për debatin e vjetër

Arsene Wenger është pyetur se cili është më i miri në mes të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke dhënë përgjigje perfekte.
Të hënën në mbrëmje, nuk ishte befasuese për askënd pasi argjentinasi mori çmimin më të mirë të FIFA-s, duke u shpallur lojtari më i mirë i meshkujve në botë për vitin 2022.
Ai ia doli ta drejtonte Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës, duke fituar kështu trofeun e vetëm që mungonte në muzeun e tij.
Por, në ceremoninë e mbajtur në Paris, Wenger u pyet se cili ishte lojtari më i mirë në histori të futbollit, Messi apo Ronaldo.
“Kur ata të mos jenë më aty, ne do të kuptojmë se çfarë na kanë dhënë”, deklaroi ish-trajneri i Arsenalit.

Nga
Telegrafi
01/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































