LAJMI I FUNDIT:

Mësoni më shumë për kryetarin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Mësoni më shumë për kryetarin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski është kryetar i Maqedonisë së Veriut, sipas rezultateve të para zyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni. Ai ka fituar 435.957 vota, apo 51,67%, prej  qytetarë të dalë në zgjedhje.

Zyrtare: Pendarovski është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Pendarovski është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut (Foto)

Stevo Pendarovski është lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup. Ai është politikan, profesor dhe analist. Pendarovski është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim, në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup dhe ish-kandidat për President të Republikës së Maqedonisë.

Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni, pas mbarimit të arsimit të lartë, është emëruar udhëheqës i sektorit për analitikë në Ministrinë për Punë të Brendshme. Përskaj kësaj, për tri vite resht ka ushtruar edhe postin e zëdhënësit (ndihmës ministër për marrëdhënie me publikun), pranë MPB-së.

Lexo gjitha lajmet për Stevo Pendarovskin
Lexo po ashtu Lexo gjitha lajmet për Stevo Pendarovskin

Nga viti 2001 është emëruar për shef të sigurisë kombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit Boris Trajkovski dhe më pas dhe të kabinetit të Branko Cërvenkovskit.

Stevo Pendarovski gjithashtu ishte kandidat për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ku u radhit i dyti me gjithsej 398.077 vota të fituara.

Pendarovski në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016 ishte bartës i listës së LSDM-së dhe koalicionit në njësinë zgjedhore numër një, nga ku edhe fitoi mandatin e tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Më 7 dhjetor të vitit 2017, Pendarovski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit pasi që u emërua në funksioni aktual të tij si koordinator kombëtar për përgatitje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Lexo gjitha lajmet për Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni
Lexo po ashtu Lexo gjitha lajmet për Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Ndryshe, Pendarovski kundër kandidat në zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë kishte Blerim Rekën u përkrah nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Gordana Siljanovskën, e cila ishte kandidate e OBRM-PDUKM-së.

Në rrethin e dytë, Pendarovski është fitues me 58.600 vota para Gordana Siljanovska-Davkova.

Rethi i parë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut kishte dalje prej 41.7% kurse në rrethin dytë dalja u rrit ndërsa përqindja përfundimtare ishte 46.70%./Telegrafi/

Dallimi në vota mes dy kandidatëve për dy rrethet për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni (Foto)
Lexo po ashtu Dallimi në vota mes dy kandidatëve për dy rrethet për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori