LAJMI I FUNDIT:

Mësoni se nga sa vota morën kandidatët për deputet dhe subjektet politike në secilin vendvotim

Mësoni se nga sa vota morën kandidatët për deputet dhe subjektet politike në secilin vendvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar tashmë rinumërimin e 314 vendvotimeve, ndërsa sot ka filluar numërimin e votave me postë.

Deri më tash nga numërimi i këtyre votave pa përfshirë këtu votat me postë, me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta dhe Partia Demokratike e Kosovës, e treta.


KQZ ka publikuar në web faqen e saj formularët e rezultateve për zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Në këtë web faqe janë formularët edhe pas rinumërimit të 314 vendvotimeve ku gjatë numërimit të votave Qendra e Numërimit dhe Rezultateve kishte gjetur gabime.

Më poshtë në këtë link mund të shihni sesi është votuar në qendrën tuaj të votimit dhe nga sa vota kanë marrë secili kandidat për deputet dhe subjektet politike. /Telegrafi/