LAJMI I FUNDIT:

Mësojuani vogëlushëve dhembshurinë

Mësojuani vogëlushëve dhembshurinë

Kur fëmijës i mësoni empatinë, i jepni një dhuratë të madhe – si njerëzit e vegjël mësojnë të respektojnë ndjenjat e të tjerëve dhe përse kjo është me rëndësi

Vërtet do të duhej të rrisim gjeneratën e vogëlushëve e cila do të ndjejë sa më shumë dhembshuri, transmeton Telegrafi.


Është me rëndësi që prindërit me vogëlushët të bisedojnë për empatinë, sepse vetëm ashtu ata mundtë rriten si qenie që ndjejnë dhimbje për të tjerët – është porosia e psikologes Lori Day.

Nga përvoja vetjake prej prindit, ajo flet për rëndësinë e bisedës me fëmijët për atë se si jetojnë njerëzit në tërë botën.

– Kur fëmijës ia mësoni empatinë, i jepni një dhuratë të madhe – se si njerëzit e vegjël mësojnë të respektojnë ndjenjat e të tjerëve dhe përse është kjo me rëndësi – thotë Day.

Vërtet do të duhej të rrisim gjeneratën e vogëlushëve e cila do të ndjejë sa më shumë dhembshuri.

Është e vërtetë që vështirësitë më të mëdha të dikujt diku në ndonjë vend tjetër të mos i mohojnë tonat, mirëpo shumica e prindërve vërtet përpiqen të mësojnë fëmijët që të jenë humanë dhe t’u ndihmojnë atyre të cilëve u është e nevojshme ndihma.

I çojnë t’i vizitojnë kuzhinat publike dhe i inkurajojnë të bëjnë stenda në të cilat do të shesin limonadë për të grumbulluar para për viktimat e fatkeqësive natyrore.

Kohë pas kohe, dikush në rrjetet shoqërore ndan tregimin për fëmijën i cili dëshiron të ndryshojë botën, ndërsa unë jam e sigurt që këtë ndryshim më vonë edhe do ta bëjë, thotë Day. /Telegrafi/