LAJMI I FUNDIT:

Mësohet dieta e Vardyt me nikotinë, por a është e ndaluar?

Mësohet dieta e Vardyt me nikotinë, por a është e ndaluar?

Dieta e veçantë e Jamie Vardy. Deri para disa vitesh sulmuesi i Leicester City nuk ishte në listën e emrave të rëndësishëm në botën e futbollit, duke shtuar këtu edhe faktin që Vardy kishte një karakter të vështirë.

Por, sukseset që ai arriti me fanellën e “Dhelprave” këtë sezon të Ligës Premier, bëri që e kaluara e tij të arkivohet dhe Vardy të shndërrohet në një nga sulmuesit më të kërkuar.


Por cili është çelësi i suksesit të numrit nëntë? 29-vjeçari prej kohësh ka një dietë të tijën që e ka bërë atë të shkëlqejë në fushën e blertë. Pije energjike, çamçakëz me përbërje nikotine dhe asnjë orë e kaluar  në palestër.

E çuditshme, por e vërtetë. Madje, vetë sulmuesi e ka konfirmuar një gjë të tillë. Sipas mjekëve dieta e Vardy-it është e lejueshme, pasi nuk shkel rregullat e anti-dopingut, por me një kusht që kafeina që përmban pija energjike dhe nikotina e çamçakëzëve duhen mbajtur nën kontroll, duke mos e tejkaluar normën, pasi janë dy substanca të ndaluara që nga viti 2012 në listën e WADA, agjencisë ndërkombëtare të anti-dopingut.

Ndërkohë që mediat flasin për dietën e tij, Jamie Vardy vazhdon të bëjë atë që di më mirë, ta dërgojë topin në rrjetë dhe një gjë të tillë ai e bëri dhe në takimin kundër Uellsit në Euro 2016.

Sjellja e tij jashtë fushës së blertë nuk është nga më të mirat, por brenda saj Jamie Vardy është një sulmues i vërtetë. Dikur një punëtor i thjeshtë, sot sulmuesi i ‘Tre Luanëve’, 29-vjeçari është shndërruar në yllin e futbollit evropian, një ëndërr e bërë realitet.

Në trend Sport

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ndërkombëtare
Kalo në kategori