LAJMI I FUNDIT:

Mësimdhënësit e lidhin pushimin, shkojnë në Shqipëri

Mësimdhënësit e lidhin pushimin, shkojnë në Shqipëri

Mësimi në shkollën e mesme të ulët” Ibrahim Rugova” në Obiliq sot nuk po mbahet, kjo pasi që mësimdhënësit dhe drejtoria e kësaj shkolle kanë shkuar në vizitë në Shqipëri, ndonëse dita e sotme është ditë pune.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, punëtori teknik në këtë shkollë, Xhavit Hamiti, i cili tha se ditën e sotme të punës stafi akademik i kësaj shkolle e kanë lidhur me ditën e nesërme të pushimit për 1 maj.Haliti tha se sot në shkollën fillore “Ibrahim Rugova” nuk po mbahet mësim pasi që drejtoria e kësaj shkolle së bashku me mësimdhënësit, ndonëse dita e sotme është ditë pune, ata kanë shkuar për të vizituar Shqipërinë.


Sipas tij, leje për këtë kanë marrë edhe nga drejtoria e arsimit në komunën e Obiliqit, ndërsa mësimin e humbur do e zëvendësojnë me mbajte mësim gjatë të shtunave tjera. Lidhur me këtë çështje drejtori i drejtorisë së Arsimit në komunën e Obiliqit, Agim Spahiu ka bërë të ditur se drejtoresha e shkollës së mesme të ulët “Ibrahim Rugova”, Shukrie Gashi ka marrë leje nga drejtoria komuna e arsimit për të pushuar këtë të hënë.

Sipas Spahiut, ditën e sotme të humbur të mësimit, mësimdhënësit e kanë zëvendësuar paraprakisht gjatë një shtune të kaluar.Veprim jo të duhur e kanë konsideruar banorët e Obiliqit, Enver Prenku. Ai ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme që të humbet mësimi.

Edhe Nazmi Durmishi, veteran i arsimit në këtë komunë, veprimin e mësimdhënësve të kësaj shkolle e ka konsideruar si të gabuar.

Sipas tij, nuk është në rregull që nxënësit të humbin mësim për fajin e mësimdhënësve të cilët ditën e punës e shfrytëzojnë për pushime.E derisa nuk po mbahet mësimi në shkollën e mesme të ulët “Ibrahim Rugova”, aty po zhvilloheshin disa punime ku po rinovoheshin dy sallat sportive të kësaj shkolle.

Ndërsa, shkollat e mësimit të mesëm të komunës së Obiliqit mësimi po zhvillohej normalisht.