LAJMI I FUNDIT:

‘Meshkujt që fshehtazi e heqin prezervativin janë dhunues’: Lufta e çifteve për shkak të prezervativëve

‘Meshkujt që fshehtazi e heqin prezervativin janë dhunues’: Lufta e çifteve për shkak të prezervativëve

Me gjithë fushatat aktive mbi rëndësinë e kontracepsionit, akoma shumica e meshkujve insistojnë në marrëdhënie të pambrojtur.

Disa hulumtime tregojnë që çdo i dyti pjesëtar i gjinisë mashkullore nuk e përdor prezervativin, ndërsa është për t’u brengosur që është në rritje numri i atyre të cilët edhe kur pranojnë të përdorin mbrojtjen, në ndonjë moment, pa dijeninë e partneres, heqin prezervativin, transmeton Telegrafi.


Lidhur me këtë flet studimi i botuar në “Revistën kolumbiane të gjinive dhe të të drejtave”.

Autorja e këtij studimi, AlesandraBrodski, thotë që këtë dukuri ka filluar ta studiojë para disa vjetësh, kur miket e saj i janë ankuar që meshkujt nuk mërziten fare kur e bëjnë këtë formë mashtrimi.

Mediumet botërore transmetojnë që një zviceran për këtë shkak është dënuar për dhunim.

Mbase kjo ju duket e tepruar, mirëpo kur femra pranon të bëjë seks me mashkullin i cili përdor prezervativin, nuk do të thotë se do të kishte thënë “po” edhe për marrëdhënie pa mbrojtje.

Prezervativi mbron nga sëmundjet së transmetueshme seksuale dhe nga shtatzënia, mirëpo në rastin e këtillë edhe nga dëmi emocional.

Sepse, siç kanë theksuar pjesëmarrëset në studim, akti i këtillë i ka detyruar që në marrëdhëniet e mëvonshme të bëhen dyshuese ndaj gjinisë mashkullore, gjë që negativisht është shprehur në jetën e tyre dashurore dhe seksuale.

Prandaj, për këtë arsye, autorja e studimit thekson që meshkujt të cilët pa dijen e partneres heqin prezervativin gjatë seksit nuk janë vetëm dashnorë të këqij, por janë edhe dhunues dhe që për këtë patjetër duhet të bartin përgjegjësinë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

Stil
Kalo në kategori