LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt nuk preferojnë prezervativët, por metodën e tërheqjes para ejakulimit – a është kjo e rrezikshme?

Meshkujt nuk preferojnë prezervativët, por metodën e tërheqjes para ejakulimit – a është kjo e rrezikshme?

Të bëhemi të sinqertë: shumicës së meshkujve nuk iu pëlqen të përdorin prezervativë.

Metoda e tërheqjes është një metodë shumë e zakonshme për parandalimin e shtatzënisë, transmeton Telegrafi.


Në fakt, është metoda e dytë më e zakonshme e parandalimit të shtatzënisë gjatë pesë vjetëve të fundit.

Sidoqoftë, a funksionon vërtet kjo metodë? Çfarë thonë statistikat për efikasitetin e kësaj metode në parandalimin e shtatzënisë?

Numrat nuk gënjejnë: metoda e tërheqjes është mjaft e rrezikshme

Kur bëhet siç duhet, metoda e tërheqjes mund të jetë efektive në parandalimin e shtatzënisë. Çiftet që e përdorin këtë metodë në mënyrë të përsosur kanë 4% shanse të mbesin shtatzënë brenda një viti.

Por, nxjerrja e penisit në momentin e duhur secilën herë nuk është gjithmonë gjë e lehtë për meshkujt, e posaçërisht për një adoleshent të papërvojë. Kështu, për ata të papërvojë dhe ata që nuk mund ta kontrollojnë mirë tërheqjen, rreziku i shtatzënisë rritet për 22%.

Plus, edhe nëse çdo gjë shkon siç duhet, ekziston prapëseprapë lëngu para-ejakulimit, i cili mund të mbajë sasi të vogla të spermës, por që mjafton që të mbeteni shtatzënë.

Ndër tjerash duhet të mbani mend se metoda e tërheqjes nuk ju mbron nga sëmundjet e transmetueshme seksualisht. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori