LAJMI I FUNDIT:

Mesazh i qartë nga SHBA për Izraelin: Armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe më shumë ndihma – pa justifikime

Mesazh i qartë nga SHBA për Izraelin: Armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe më shumë ndihma – pa justifikime

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka thënë se duhet të ketë një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza, pasi ajo i bëri thirrje qeverisë izraelite të bëjë më shumë për lejuar rrjedhën e ndihmës, “pa justifikime”.

Zonja Harris tha se një armëpushim gjashtë-javor do të nxirrte pengjet dhe do të krijonte mundësinë për një sasi të konsiderueshme ndihme në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo tha gjithashtu se ka një “marrëveshje në tryezë” dhe Hamasi “duhet të pajtohet me këtë”.


Deklarata e saj vjen teksa po shpresohet që një marrëveshje të arrihet përpara fillimit të Ramazanit.

Pas 10 vitesh përpjekje, një grua palestineze mbeti shtatzënë dhe lindi binjakë - një sulm izraelit ia vrau të dy
Lexo po ashtu Pas 10 vitesh përpjekje, një grua palestineze mbeti shtatzënë dhe lindi binjakë - një sulm izraelit ia vrau të dy

SHBA kishte thënë se një marrëveshje tashmë është “pranuar pak a shumë” nga Izraeli dhe është në pritje të miratimit nga militantët e Hamasit.

Por pas mbërritjes së delegacionit të Hamasit, një zyrtar palestinez tha se marrëveshja “nuk ishte arritur ende”, dhe nga pala izraelite kishte dyshime nëse delegacioni i saj do të merrte pjesë edhe në raundin e fundit të bisedimeve.

Zyrtarët izraelitë thuhet se bojkotuan negociatat në Kajro të dielën pasi Hamasi refuzoi kërkesën e tyre për një listë të plotë me emrat e pengjeve që janë ende gjallë.

Hamasi thuhet gjithashtu se dëshiron që një armëpushim i përhershëm të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori