LAJMI I FUNDIT:

Pas 10 vitesh përpjekje, një grua palestineze mbeti shtatzënë dhe lindi binjakë – një sulm izraelit ia vrau të dy

Pas 10 vitesh përpjekje, një grua palestineze mbeti shtatzënë dhe lindi binjakë – një sulm izraelit ia vrau të dy

U deshën 10 vjet dhe tri raunde fekondimi in vitro që Rania Abu Anza të mbetej shtatzënë dhe vetëm pak sekonda që ajo të humbiste binjakët e saj pesë muajsh, një djalë dhe një vajzë.

Kjo pasi një sulm izraelit goditi shtëpinë e familjes së saj të gjerë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, të shtunën vonë, duke vrarë fëmijët e saj, burrin e saj dhe 11 të afërm të tjerë dhe duke lënë nëntë të tjerë të zhdukur nën rrënoja, sipas të mbijetuarve dhe zyrtarëve lokalë shëndetësorë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ajo ishte zgjuar rreth orës 22:00 t’i jepte gji djalit Naeim dhe u kthye të flinte me të në njërin krah dhe Wissam, vajzën, në tjetrin.

Bashkëshorti i saj flinte pranë tyre.

Shpërthimi ndodhi një orë e gjysmë më vonë. Shtëpia u shemb.

“Unë bërtita për fëmijët e mi dhe burrin tim”, tha ajo të dielën, teksa qante dhe kishte vendosur batanijen e një foshnjeje në gjoks. “Ishin të gjithë të vdekur. Babai i tyre i mori dhe më la pas”.

E prekur, ajo mbylli sytë dhe mbështeti kokën pas murit.

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur rregullisht shtëpitë e familjeve të mbushura me njerëz që nga fillimi i luftës në Gaza, madje edhe në Rafah, të cilën Izraeli e shpalli zonë të sigurt në tetor, por tani është objektivi i radhës i ofensivës së tij shkatërruese tokësore.

Sulmet shpesh vijnë pa paralajmërim, zakonisht në mes të natës, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

"Kush do të më thërrasë baba", rrëfimi i palestinezit që humbi mbi 100 anëtarë të familjes
Lexo po ashtu "Kush do të më thërrasë baba", rrëfimi i palestinezit që humbi mbi 100 anëtarë të familjes

Izraeli thotë se përpiqet të shmangë vrasjen ose lëndimin e civilëve dhe fajëson grupin militant Hamas për vdekjen e tyre, sepse ai pozicionon luftëtarë, tunele dhe raketahedhës në zona të dendura banimi.

Por ushtria rrallë komenton sulmet individuale, të cilat shpesh vrasin gra dhe fëmijë.

Nga 14 personat e vrarë në shtëpinë Abu Anza, gjashtë ishin fëmijë dhe katër ishin gra, sipas Dr. Marwan al-Hams, drejtor i spitalit ku u morën kufomat.

Krahas bashkëshortit dhe fëmijëve, Rania ka humbur edhe një motër, një nip, një kushërire shtatzënë dhe të afërm të tjerë.

E Farouq Abu Anza, një i afërm, tha se rreth 35 njerëz po qëndronin në shtëpi, disa prej të cilëve ishin zhvendosur nga zona të tjera.

Ai tha se të gjithë ishin civilë, kryesisht fëmijë, dhe se mes tyre nuk kishte asnjë militant.

Rania dhe burri i saj, Wissam, të dy 29 vjeç, kaluan një dekadë duke u përpjekur që ajo të mbetet shtatzënë.

Dy raunde të IVF-së kishin dështuar, por pas një të treti, ajo mësoi se ishte shtatzënë në fillim të vitit të kaluar. Binjakët kanë lindur më 13 tetor.

Burri i saj, ishte aq krenar sa këmbënguli që vajzës t’i vinte emrin e tij, tha ajo.

Ndryshe, më pak se një javë më parë, militantët e udhëhequr nga Hamas kishin sulmuar Izraelin jugor në një sulm të befasishëm, duke pushtuar komunitetet, duke vrarë rreth 1200 njerëz – kryesisht civilë – dhe duke marrë rreth 250 pengje, duke përfshirë fëmijë dhe një të porsalindur.

Kështu duket shtëpia e shkatërruar e ish-liderit palestinez Jaser Arafat në Gaza, e bombarduar nga Izraeli
Lexo po ashtu Kështu duket shtëpia e shkatërruar e ish-liderit palestinez Jaser Arafat në Gaza, e bombarduar nga Izraeli

Izraeli u përgjigj me një nga fushatat ushtarake më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese në historinë e fundit.

Lufta ka vrarë mbi 30,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Rreth 80% e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe një e katërta e popullsisë përballet me urinë.

Ministria tha muajin e kaluar se më shumë se 12,300 fëmijë dhe adoleshentë palestinezë ishin vrarë në luftë, rreth 43% e numrit të përgjithshëm.

Gratë dhe fëmijët së bashku përbëjnë tre të katërtat e të vrarëve. Ministria nuk bën dallime ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në raportet e saj.

Për fëmijët që mbijetojnë, lufta e ka bërë jetën skëterrë, thonë punonjësit humanitarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori