Meryl Streep ka tërhequr vëmendjen me një pamje mahnitëse gjatë xhirimeve të filmit të shumëpritur “Devil Wears Prada 2” në New York.

Aktorja 76-vjeçare u shfaq me një fustan të kuq elegant, me supe të zbuluara dhe dekolte të theksuar, duke u rikthyer në rolin e ikonës së modës Miranda Priestly.


Krahas saj, në skenën gala u shfaq edhe Stanley Tucci, i veshur me një kostum klasik, duke interpretuar sërish rolin e stilistit Nigel, shkruan DailyMail.

100866731 14964813 image a 11 1754133867870

Pranë dyshes u pa edhe aktorja britanike Simone Ashley, tashmë pjesë e kastit të vazhdimit, e veshur me një fustan të zi me elemente dramatike, ndërsa detajet e rolit të saj mbahen ende të fshehta.

Xhirimet përfshinë disa skena në Muzeun e Historisë Natyrore, ku Meryl, Stanley dhe Simone u panë duke qeshur dhe biseduar mes një atmosfere miqësore.

100866729 14964813 image a 12 1754134291906

Në një tjetër pamje, Meryl u shfaq me një veshje të përditshme në stilin karakteristik të Mirandës, ndërsa Stanley mbante një kostum të errët me prerje elegante.

Filmi, i cili pritet të publikohet në maj të vitit 2026, do të rikthejë pjesën më të madhe të kastit origjinal, përfshirë Anne Hathaway dhe Emily Blunt.

Meryl përshëndeti me dorë gjatë skenës, ndërsa ia plotësoi pamjen me vathë verbues.

Regjisori David Frankel, i cili qëndron pas suksesit të filmit të parë të vitit 2006, do të drejtojë edhe këtë vazhdim.

Sipas IMDB, historia do të ndjekë përplasjen midis Mirandës dhe ish-asistentes së saj Emily Charlton, tani një ekzekutive rivale, teksa përballen për dominimin në botën e mediave në një kohë kur shtypi tradicional është në rënie.

Ndërsa publiku pret me padurim, filmi premton një rikthim të modës, dramës dhe sarkazmës që e bënë origjinalin një klasik bashkëkohor. /Telegrafi/

100866725 14964813 image a 23 1754134563150