Merr përgjigje pyetja se sa vështirë është të vozitet një makinë e Formula 1

Drejtimi i një makine të Formula 1 është shumë sfidues. Automjeti duhet të ecë me shpejtësi të mjaftueshme për të ngrohur frenat dhe gomat. Nëse ato nuk janë mjaft të ngrohta, ato nuk do të funksionojnë dhe makina nuk do të kthehet. Në të njëjtën kohë, ju duhet të përballeni me sasi të mëdha të forcës kundërshtuese, ndërkohë që jeni ende mjaft i fokusuar për të kaluar kthesat me shpejtësi të lartë.
Makinat F1 janë jashtëzakonisht teknike për t’u drejtuar. Makina është ndërtuar për të operuar me shpejtësi të lartë, dhe ato nuk janë krijuar për të qenë komode. Duke e drejtuar automjetin me shpejtësi të ulët, do të keni vështirësi për të menaxhuar ndonjë kthesë, sepse makina do të luftojë të kthehet në kahun e kundërt.
Pra, duhet të jeni aq të guximshëm për ta kthyer makinën sa më shumë që të mundeni vetëm për të qenë në gjendje të realizoni futjen në kthesë. Tani kur shpejtësia rritet, do t’ju duhet ta ruani atë shpejtësi kur shkoni në kthesat dhe të kontrolloni akoma makinën, shkruan OneStopRacing.
Makinat e garës më të shpejtë në botë përdorin një lloj të veçantë të sistemit të frenimit. Frenat janë bërë nga karboni i cili është i padobishëm në çdo temperaturë nën 400 gradë celsius. Frenat janë në kulmin e tyre rreth 700 gradë.
Nëse jeni mjaftueshëm me fat për të vozitur në një makinë të F1, do të rrotulloheni shumë. Jeni në një automjet tepër të lehtë, por të shpejtë me rrota të pasme.
Për të kuptuar plotësisht se sa e vështirë është të drejtosh një makinë të Formula 1, duhet të dini se si është një e tillë si brenda ashtu edhe jashtë, por edhe të keni financa të larta për të realizuar këtë qëllim – vetëm nëse dëshironi ta keni si eksperiencë.
Kabina e një makine F1 arrin 50 gradë celsius. Në këtë nxehtësi kaq të lartë, kostumi që e mbajnë të veshur garuesit ua lejon që të mos e vërejnë atë në atë masë që i dekoncentron nga vozitja. Ju gjithashtu do të keni një helmetë të bërë nga Nomex mbi kokën tuaj, e ndjekur nga një përkrenare e cilësisë premium, përcjell Telegrafi.
Thuhet se pilotët e F1 humbasin rreth dy kilogramë në çdo garë. Kjo humbje peshe është për shkak të sasisë së djersitjes që kalojnë për shkak të nxehtësisë. Forca ekstreme përforcon stresin nëpër të cilin kalon trupi juaj, kështu që gjithashtu e shton atë.
Ndërsa jeni në makinë, do ta keni jashtëzakonisht të vështirë ta ktheni atë. Së pari, nëse ecni shumë ngadalë, automjeti do të rrëshqasë për shkak të mungesës së tërheqjes dhe kapjes së gomave. Pastaj, pasi të jeni duke vozitur me shpejtësi të lartë, kontrollimi i makinës gjatë kthesave është jashtëzakonisht sfidues.
Pra, në një makinë të Formula 1, nuk mund të kesh frikë sepse kjo mund të jetë fatale. Në vend të kësaj, ju duhet të jeni mjaft të guximshëm, ndërsa qëndroni 100 për qind të përqendruar për t’u siguruar që mund të bëni kthesat në mënyrë adekuate.
Tani, ndërsa jeni në një makinë të F1, do të keni ndjesinë tejet të pakëndshme. Para së gjithash, u bë e ditur se aty bëhet nxehtë, transmeton Telegrafi.
Pra, ndërsa jeni në kabinë, do të jeni të parehatshëm. Ju do të ndjeni çdo përplasje në rrugë dhe çdo dridhje të motorit nga këmbët tuaja në kokë. Për disa, kjo i ndihmon ata të qëndrojnë në harmoni me makinën, por për njerëzit e zakonshëm, mund të jetë e pakëndshme pas 10 minutave të para. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi