LAJMI I FUNDIT:

Merr frymë, dil n’rrymë! NPOST-a bëhet e para në industri me flotë elektrike

Merr frymë, dil n’rrymë! NPOST-a bëhet e para në industri me flotë elektrike

NPOST është bërë kompania e parë në Kosovë që shton edhe automjetet transportuese elektrike në flotën e saj që shërbejnë për transportin e dërgesave.

Duke e ndjekur si gjithmonë inovacionin në industrinë e postave të shpejta, NPOST-a, pas aparateve vetshërbyese postare të quajtura POSTOMATE, tani pritet që edhe veturat e veta të tjera gradualisht t’i zëvendësojë me versione elektrike për të arritur efikasitet sa më të lartë të shpenzimeve, si dhe për ta ndjekur strategjinë e kompanisë për një ambient sa më të pastër.

Rikujtojmë se NPOST-a ka qenë kompania e parë në Kosovë në këtë industri e cila ka investuar në flotën e vet të mjeteve transportuese, që të paktën plotësojnë standardin EUR6 për emetim të gazrave.

Kompania është furnizuar nga kontraktori FLEETRENT LLC fillimisht me 3 furgona transportues të tipit Maxus E-Deliver 3 që është një ndër furgonët elektrik më të përdorur në sektorin e transportit dhe të tillë përdorin kompani si DPD Angli, Instabox Suedi dhe shumë kompani të tjera në Europë dhe ka fituar disa herë shpërblime si furgoni më i shitur apo furgoni më i mirë 100% elektrik në Evropë.

Përveç aspektit ekologjik, kompanitë transportuese dhe postare që zhvillojnë numër të lartë të kilometrave ditore janë edhe ndotësit më të mëdhenj të ambientit. Ky hap i ndërmarrë nga kompania shton edhe efikasitetin operativ pasi që shpenzimet e automjeteve elektrike janë dukshëm më të vogla se sa ato me naftë apo benzinë.

Makinat transportuese elektrike në shfrytëzim nga NPOST-a bëjnë afërsisht deri në 342 kilometra në qytet me një mbushje të vetme që me koston momentale të energjisë elektrike kushton rreth 1.5 euro apo rreth 50 euro cent për 100 kilometra udhëtim.

Vlen të ceket që Kosova në vazhdimësi ka adaptuar regullativën dhe ligjet evropiane, por në këtë aspekt ka mbetur e fundit duke krahasuar edhe zhvillimet në shtetet fqinje si Shqipëria, Maqedonia, Serbia.

“Përveç vullnetit tonë që të investojmë në inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm si kompania postare me investimin financiar më të madh në këtë industri, për momentin Kosova nuk ofron asnjë lehtësim dhe nuk është as konkurrente me vendet në regjion sa i përket automjeteve elektrike. Në shtetet në regjion përveç lehtësimeve ka edhe incentiva direkte financiare nga qeveritë për të stimuluar blerjen e veturave elektrike. Për dallim Kosova ende ka taksë doganore, tatim mbi vlerën e shtuar, bile edhe takse ekologjike të cilën ne e kemi paguar gjatë regjistrimit të veturave elektrike që kanë zero emetim të gazrave” – tha Kujtim Hajredini, drejtor i përgjithshëm i NPOST-ës.

Pavarësisht kësaj, ne jemi të bindur që strategjia jonë në drejtim të elektrifikimit është strategjia e duhur dhe se duke qenë të parët na diferencon nga të tjerët, duke na bërë me efikas.

Ne do të vazhdojmë që gradualisht të elektrifikojmë flotën dhe kalimit nga financimi i veturave, në marrjen në shfrytëzim tek furnitori jonë FLEETRENT Kosova, që është kompani e fokusuar tek dhënia me qira e automjeteve komerciale, por që së pari nevojitet veprim nga institucionet relevante për lehtësim dhe përkrahje të investimeve të tilla që kanë direkt impakt në ambient.

Industria e logjistikës dhe postave të shpejta ka shënuar një rritje të konsiderueshme në Kosovë me rritjen e shitjeve përmes kanaleve online si dhe nga fokusi i tregtarëve në këto kanale për shkak të pandemisë. Si çdo herë ajo rritje është karakterizuar me hyrje të reja në treg të kompanive të reja dhe ofrimit të shërbimeve të dërgesave nga kompanitë postare.

Artikull i sponzorizuar